Elton Llozhi që u shoqërua dje në polici pasi ishte me Ramazan Rrajën kur u arrestua, ishte shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit për kërcënimin me jetë të biznesmenit Eral Myftaraj. 39-vjeçari Llozhi i njohur edhe si Louis Konomi, së bashku me 3 të tjerë i kishin kërkuar biznesmenit që të tërhiqej nga gara për tenderin për furnizimin me lëndë drusore nëpër shkolla që kapte vlerën 853 mijë euro.
Më parë u arrestuan bashkëpunëtorët e tij që janë lënë në burg, Alger Alcani, 27 vjeç dhe Edmir Boçi, 37 vjeç. Ndërsa për të arrestuarin tjetër, Shaqir Alcanin, 62 vjeç, është caktuar masa e arrestit shtëpiak.
Në momentin e arrestimit 30-vjeçari, shoqërohej edhe nga një njeri tjetër i botës së krimit, 39-vjeçari Louis Konomi alias Elton Llozhi, i shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit për “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryer në bashkëpunim.
Ata akuzohen se kanë kërcënuar me jetë biznesmenin Eral Myftaraj, administrator i firmës “Almex greenëood” me qendër në Cërrik i cili fitoi tenderin publik në bashkinë e Tiranës.
Në dokumentin e Prokurimit Publik, të siguruar nga Report Tv, në garë kanë marrë pjese tre kompani “ALCANI sh.p.k, REDI PELLET sh.p.k dhe AL-MEXËOOD sh.p.k. Kompania fituese me ofertën me të ulët me vlere rreth 565€ është shpallur AL-MEXËOOD sh.p.k e Myftarajt.
Sipas policisë të arrestuarit kanë kërcënuar Eral Myftarjan se do ti vrisnin familjarët nëse nuk tërhiqej nga tenderi. Llozhi që konsiderohet si person i botës së krimit u vu vu në pranga në momentin e arrestimit të 30-vjeçari Ramazan Rrajës dje në Fushë-Krujë.
A.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ndryshe nga biznesi i vogël profesionet e lira do të tatohen, si ju duket?
-
E drejtë
47%
-
E gabuar
45.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 1561
Lajme të tjera
-
Një diferencë krahasuese midis Sali Berishës dhe Rrahman Rrajës
9 Korrik, 11:15
-
Djali e vëllai i deputetit PS, Rrahman Rraja organizatorë të dhunës barbare në Thumanë! Policia i bën thirrje të dorëzohen! Në kërkim dhe pronari i gurores
8 Korrik, 14:57
-
Gurorja e Rrajave po u dëmton banesat por askush nuk i dëgjon, Banorët e Borizanës tregojnë dëmet: Mbrëmë ishte shpërthimi i fundit! Thamë se u hap toka
7 Korrik, 18:37
-
Video e dhunës barbare/ Djali i deputetit Rraja godet me shkop gome Bilbil Majën edhe pse kishte humbur ndjenjat, pse policia s'e përmend asgjëkundi?
7 Korrik, 16:54
-
Fisi i deputetit Rraja dhunon barbarisht dy kushërinjtë Maja, gazetarja: Shteti është në anë të banditëve
7 Korrik, 16:36
-
VIDEO/ ‘Vrite, vrite!’ U ankuan për guroren në Krujë, fisi i deputetit Rrahman Rraja dhunon barbarisht me shkopinj bejsbolli dy kushërinjtë Maja! Në kërkim djali dhe dy vëllezërit e tij
7 Korrik, 11:16
-
Ramazan Rraja kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë, prej muajit prill i arrestuar për atentatin ndaj Arjan Ndojës në 2019
21 Qershor, 13:41
-
Kërcënuan biznesmenin Eral Myftaraj që të tërhiqej nga tenderi, Apeli lë në fuqi masat për 3 të ndaluarit! Në qeli Alcani dhe Boçi
17 Maj, 11:49
-
U arrestua për atentatin ndaj prokurorit Ndoja, Ramazan Rraja kërkon lirimin! Apeli i GJKKO nuk pranon ankimimin
17 Maj, 10:39
-
‘Ju jap sa para të doni, vetëm më lini të iki’, pasi u vu në pranga, Ramazan Rraja iu ofroi lekë policëve në këmbim të lirisë
22 Prill, 18:07
-
Akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja dhe për armë pa leje, lihet në burg Ramazan Rraja
21 Prill, 09:48
-
Me këmishën gjysmë të hapur sheh kamerën e policisë ‘në kokërr të syrit’, del FOTO e arrestimit të Ramazan Rrajës
20 Prill, 14:12