TIRANË-Gjykata e Tiranës, caktoi masën e sigurisë, arrest me burg për Gëzim Allushin, i cili u arrestua me 4 kallëpë tritoli në një lokal në Kamëz. Para gjykatës Allushi u shpreh se nuk donte t’i bënte keq njeriu, por bënte transportimin e kallëpeve të tritolit, nga Burreli në Kamëz, në shtëpinë e tij të re.
Burimet e policisë tregojnë se Allushi ka dashur t’i shesë kallëpet e tritolit. Sipas akuzës Allushit i janë gjetur kallëpet e lëndës plasëse në xhupin e tij ndërsa qëndronte në një kafene. Mbi të rëndon akuza e “mbajtjes pa leje të lëndëve plasëse”, akuzë mbi të cilën dhe do të gjykohet.