U kthye pas 16 muajsh arrati në Dubai, Alban Bengasi ‘dorëzohet’ sapo ish-gruaja tërhiqet nga akuzat! Avokati dha 120 mijë € për ta vrarë, nesër përballet me drejtësinë

Avokati Alban Bengasi i arrestuar një ditë më parë në Rinas teksa kthehej nga Dubai, pritet të dalë të premten para Gjykatës së Posaçme, për verifikimin e masës së sigurisë.

Në këtë seancë do të bëhet për herë të parë marrja në pyetje ne lidhje me akuzat pasi në momentin e zhvillimit të aksionit “plumbi i artë” i shpëtoi arrestimit duke u arratisur jashtë vendit. Me kërkesë të SPAK Gjykata e Posaçme ka vendosur në mungesë masën “arrest me burg” për Alban Bengasin, pasi akuzën “dhunë në familje” ndaj bashkëshortes Blerta Bengasi, ndodhur më datë 30.01.2020, rreth orës 11:30’, në rrugën Mihal Grameno, Tiranë.

Burime nga SPAK, thonë se avokati ka edhe akuzën e grupit të strukturuar kriminal të vrasjeve dhe krimeve të tjera me pagesë, ku bënte pjesë edhe Nuredin Dumani. Në njoftimin e publikuar në datën 11 gusht, për dërgimin e dosjes në gjyq, SPAK rendit si episod të 17 dhunën në familje të ushtruar ndaj bashkëshortes së Alban Bengasit. Ai duket se ka zgjedhur momentin kur dosja është dërguar për gjykim për tu kthyer nga Dubai ku qëndroi duke iu shmangur drejtësisë deri në këtë fazë. Burimet thonë se ky moment përkon edhe me kërkesën e bërë nga ish-gruaja e tij e cila pretendon lehtësim të pozitës së Bengasit me të cilin ka dy femijë. Sipas SPAK Blerta Bengasi, ish-bashkëshortja e avokatit Alban Bengasi, ra pre e një sulmi fizik më 31 Janar të vitit 2020 teksa qëndronte në automjetin e saj.

 Ajo humbi vetëdijen për të paktën 9 ditë megjithatë arriti t’i tregojë hetuesve identitetin e autorit duke thënë se ai ishte një person i moshës 28-33 vjeç, rreth 178 cm i gjatë, ezmer, flokë të errët të shkurtër. Më shumë se 3 vite pas kësaj ngjarje, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani u tregoi hetuesve se porositësi i këtij sulmi ishte bashkëshorti i saj, Alban Bengasi me të cilin në atë kohë ajo ishte në proces divorci, i cili kishte paguar 120 mijë euro. Sipas Dumanit, Bengasi e donte të vdekur bashkëshorten e tij pasi dyshonte se ajo e kishte tradhtuar me shokun e tij të ngushtë. Nuredin Dumani i ka thënë grupit hetimor se personi që e ka kontaktuar fillimisht me avokatin ka qenë Festim Qoli, një nga 9 personat e arrestuar një ditë më parë në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”. Por të gjitha këto pretendime te Dumanit janë kuyndërshtuar nga Bengasi nepermjet avokatit.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/09/2023 01:53

    E rrahen gati per vdekje dhe gati sa nuk e vrane kundrejt pageses gangot e horrat e paguar prej ketij maskarai dhe kjo terheq akuzen nga presioni i mundshem i bere prej tij ose indirekt nepermjet avokatit e fisit!!Cfare femer e dobet! Nejse duket qe Bengasi i ka bere llogarite gabim,pasi nuk eshte vetem akuza e gruas,por dhe deshmia e Dumanit dhe nderlidhesit te tyre,etj.Qe ky surrat peshkaqeni te shpetoje duhet qe te gjithe te arrestuarit,te akuzuarit e deshmimtaret per rastin e tij te terheqin akuzat,apo te mohojne deshmite qe kane dhene para hetuesve me pergjegjesi penalizuese para ligjit,ose te mohojne qe e njohin apo qe te kene patur kontakte me te,gje qe s'ka per te ndodhur,keshtu qe fati i tij eshte vulosur tashme.

    Përgjigju
  • Eri: 07/09/2023 23:33

    Ky donte ta vriste gruan se e tradhetonte gjoja Me shokun e vet... Po tashi qe ka 2 vjet ne kerkim dhe gruja ka qene vetem?! Apo do vrasi gjithe tiranen ... Respekt

    Përgjigju
    • Or teeejjj: 08/09/2023 02:02

      Nuk quhet se kane qene te ndare pastaj or teeeejjj

  • Bani: 07/09/2023 23:31

    Ku ka lek ky plere me pagu 120 mije € Ky ka qene legen gjithe jeten njeri kot Pa shoke pa miq, kushedi sa borxhe ka e sa droge ka pi e sa bixhoz ka lujt, ky eshte krimi i organizuar ska lidhje Te terhiqet e shoqja, ka shume akuza qe bashkohen Ne organizate kriminale dhe nuk ka ftyre shteti as gjykata Po e liroi ! Po dhe po e liruan, do e respektojne tjeret..

    Përgjigju
  • ilo: 07/09/2023 21:06

    kete shkerdhaten denojeni 10 vjet ,,dhe hiqjani dwftesen e avokatit per gjithe jeten....

    Përgjigju
  • Bajza: 07/09/2023 18:11

    ajo mund te kete bere kallezim per rrahje (plagosje e lehte) dhe per kete pjese mund te pushohet gjykimi apo pushimi i ceshtjes ne prokurori. por eshte akuza e tentatives per vrasje e cila nuk mund te bjere si akuze. duhet te hetohet edhe nese viktima mund te jete detyruar nga presioni per te terhequr kallezimin pasi i trembet te akuzuarit.

    Përgjigju
    • Anglezaj: 07/09/2023 21:54

      Bajza i ke rene ne te. Mendoj se duhet ndryshuar ligji dhe ne Shqiperi dhe te behet sic eshte ketu ne Angli: pavaresisht se bashkeshortja mund te terheq denoncimin, prokuroria vazhdon e ndjek ceshtjen ne rast se ka prova te mjaftueshme. Dhe bashkeshortja eshte e detyruar te paraqitet te deshmoje para gjykates sepse juridikisht nga denoncues behet deshmitar. Mosparaqitja para gjykates e deshmitarit denohet nga gjobe me burgim dhe gjykata mund te leshoje dhe urdher te sjelle deshmitarin me force.

  • Sondazhi i ditës:

    Fëmijët vrasin babain në Durrës, a është në krizë familja shqiptare?



×

Lajmi i fundit

Futi në panik klubin e Interit, si mbrojtësi ‘u zhduk’ sapo u martua

Futi në panik klubin e Interit, si mbrojtësi ‘u zhduk’ sapo u martua