U kap te Uzina e Gramshit/ Ukrainasi ankimon vendimin: Më lini 'detyrim paraqitje' jo në burg! Kam shkollë e s'dua të humbas vitin (DOKUMENTI)

U kap te Uzina e Gramshit/ Ukrainasi ankimon vendimin: Më lini 'detyrim paraqitje' jo në burg! Kam shkollë e s'dua të humbas vitin (DOKUMENTI)

Ukrainasi Fedis Alpatov

TIRANË- Fedir Alpatov, ukrainasi i cili u kap së bashku me 2 rusët në Uzinën e Gramshit, mes dyshimeve që është spiun, ka ankimuar masën e sigurisë 'Arrest me burg' duke kërkuar një masë më të lehtë. Në dokumentin e siguruar nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, Alpatov kërkon që të lihet në 'detyrim paraqitje' dhe jo në burg deri në përfundim të hetimeve. Ai thotë se duhet të vazhdojë shkollën që të mos humbasë vitin, duke theksuar se nuk ka asnjë rrezikshmëri për t'u arratisur.  

"Kërkojmë caktimin e masës së sigurimit siç është ajo e "Detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore", datën dhe orën e lëmë në çmim të gjykatës në bazë të nentit 234 të KPrP dha ndalimin për të dalë jashtë shtetit me qëllim që t'i jepet mundësia për të vazhduar shkollën pasi nuk dëshiroj që të humbasë vitin shkollor. Duke ju garantuar se së bashku me mbrojtësin do jem në dispozicion të organit të akuzës deri në sqarimin e plotë të pozitës sime proceduriale lidhur me akuzës që më është njoftuar", shkruhet në dokument.

Avokati i tij, Saimir Vishaj thotë se ndalimi i tij ka qenë jo i drejtë pasi, Alpatov nuk është spiun, por një njeri që ka hobi fotografimin e bunkerëve dhe reparteve të braktisura.

"Nuk ka qenë në vendin e ngjarjes kur është hedhur Spraj neoparalizues dhe së dyti nuk ka asnjë lidhje me asnjë agjenci spiunazhi, qëllimi i vërtetë i ardhjes në Shqipëri ka qenë për hobi për të shkuar në vendet ish-komuniste dhe fotografimi i bunkerëve apo reparteve të braktisura duke i nxjerrë më pas në rrjetet sociale, instagram. Në Shqipëri ndodhej për pushime ku lekët e sekuestruara prej 6000$ ia kishte dhënë mamaja e tij, Ilona për pushime të cilat janë sekuestruar", vijon dokumenti.

Avokati i tij sjell në vëmendje deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se ish reparti ushtarak i Gramshit është i deklasifikuar në 2012 dhe nuk mund të shërbejë si cenim i sigurisë kombëtare. Nisur nga ky argument i dhënë nga kryeministri Rama, Vishaj thotë se nuk jemi përpara një vepre penale që vë në rrezik pavarësinë kombëtare.

Dy rusët  Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33-vjeç dhe ukrainasi Fedir Alpatov mbahen në burg që prej datës 20 gusht, ditë kur dhe ndodhi incidenti në uzinën e Gramshit. Mikhail Zorin u konfiktua me 2 ushtarët shqiptar që e pikasën, Albi Bici dhe Ardian Xhaka, ndërsa Svetlana Timofoeva dhe ukrainasi po qëndronin në një makinë “Chevrolet camaro” me targa ukrainase AX 6200 IP. Të tre u vunë në pranga dhe akuzohen për “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim .

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 30/08/2022 01:56

    E shikoni kur qypat injorante qe kemi per politikane u flet kamarrja para trurit,qe dhe ate e kane me pikepyetje?! Folen me radhe e ne gare me njeri -tjetrin kush te deshmonte me shume <<njohurite>> qe kane per fortifikimet dhe artin ushtarak,zedhenesit e ministrise si dhe Zylo Peleshi,konka Cuci dhe kuptohet nuk mund te mbetej mbrapa dhe pyka e kr/minis.Ne vend qe t'a mbyllnin gojen dhe t'a linin drejtesine te vepronte,futen hundet aty ku s'u takon e ku nuk marrin vesh asgje dhe sot del avokati dhe perdor <<xhevahiret>> e <<ZYLOVE TANE SHKENCETARE>> qe t'a nxjerre nga burgu dhe t'a justifikoje te dyshuarin.Jane koleget e te njejtes <<akademi>> por te opozites qe me vendime e nderhyrje te tilla desh ia dhane detin Greqise,se nuk pyeten per ekspertet e vertete te ceshtjes.

    Përgjigju
  • Dakord: 29/08/2022 16:33

    Shkollen qaje ti derdimen. Ty te te dorezojne te vendi jot te gjykohesh per tradheti ndaj atdheut tend dhe per dezertim se ke moshen te luftosh per atdheun tend o tradhetar i vogel

    Përgjigju
    • Pjeter: 29/08/2022 21:09

      Ne fakt ne Ukrahine egziston ligji i luftes e ky djaloshi nuk mund te largohej,natyrisht avokati eshte me i informuar me sa duket dhe per kete thote qe do kthehet ne shkolle,jo ne lufte. Asnje gazetar shqiptar nuk shkon ta pyesi ambasadorin Shukrov a si quhet, psh,ky stetasi juaj si i ka shpetuar rekrutimit ushtarak?apo jane ne dieni edhe ata per prezencen e tij ne Shqiperi,dhe e kane infiltruar ne celulen ruse pikerisht ne nje vend mik si Shqiperia??

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë