Ka shkuar në 4 numri i të arrestuarve në Kukës, pas operacionit ku u sekuestruan 459 gr kokainë.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se një 17-vjeçar ka rënë ditën e sotme në prangat e Policisë.
Po ashtu bëhet e ditur se nga hetimet rezulton se 17-vjeçari, në bashkëpunim me 3 shtetasit e arrestuar më parë, shiste lëndë narkotike kokainë, në qytetin e Kukësit.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Njoftimi i Policisë:
DVP Kukës-Vijon operacioni policor i koduar "Start 2".
Shkon në 4 numri i personave të arrestuar.
Arrestohet 17- vjeçari i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Strukturat e DVP Kukës, në vijim të operacionin policor të koduar "Start 2", ndaluan një shtetas të mitur 17 vjeç, banues në Kukës.
Nga hetimet rezulton se 17 - vjeçari, në bashkëpunim me 3 shtetasit e arrestuar më parë, shiste lëndë narkotike e dyshuar kokainë, në qytetin e Kukësit.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon hetimi për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
Komente











