U kapën duke transportuar mina me telekomandë, Gjykata e Lezhës i mbyll në burg! Manuka: Më duheshin për shpërthimin në minierë! Lusha: Jam taksist, s'dija gjë

LEZHË- Agron Manuka dhe Imer Losha kanë mohuar që minat të cilëve iu gjetën në makinë 2 ditë më parë, janë për t'ua dhënë grupeve kriminale. Sot ato kanë dalë para Gjykatës së Lezhës, e ku Manuka ka argumentuar se ato mina i duhen për shpërthimet në minierë ku dhe ai punon në Martanesh, e ndërsa Losha është shprehur se ai është thjesht taksist dhe se nuk kishte dijeni.

"I përdor për shpërthim në miniera se punoj në Martanesh", mësohet të ketë thënë Manuka.

"Punoj taksist, më kërkoi ta çojë drejt Milotit, nuk kisha dijeni se kishte mina", tha ai.

Ata u kapën në aksin e vjetër Milot-Lezhë teksa po udhëtonin drejt Shkodrës me një makinë të mbushur me eksploziv. Brenda çantës u gjetën 30 kallëpe C4, një eksploziv i fuqishëm dhe 17 kapsolla detonatore!

Operacionet e Policisë së Shtetit përgjatë këtij viti kanë treguar lulëzim tregut të zi të armëve dhe municioneve! Nga fillimi i vitit janë sekuestruar rreth 30 mina me telekomandë dhe në pranga kanë përfunduar mbi 15 persona, kryesisht në Durrës, Lezhë dhe Elbasan! Shpesh herë oficerët e policisë kanë qenë të kamufluar si blerës të tyre çmimi i një bombe me telekomandë shkon deri në 3000 Euro.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/11/2021 01:42

    Na mbushe mendjen!Ti nuk je pronar miniere.por edhe sikur te ishe minat nuk dergohen ne miniera me taksi te rendomte,kush i ble,i shet,i transporton dhe i perdor per minierat,i di rregullat,procedurat dhe kodin teknik ne lidhje me minat.Dhe pervec kesaj,minat qe perdoren ne miniera nuk lidhen me celulare, por vetem me fitile.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët