SPAK ka përfunduar hetimet për Denis Xholin dhe Albjon Çekun, të cilët akuzohen për blerje votash gatë fushatës zgjedhore të 25 prillit 2021 dhe ka dërguar dosjen për gjykim në GJKKO. Të rinjtë, eksponentë të Lëvizjes Socialiste për Integrim akuzohen për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.
Denis Xholi dhe Albjon Çeku u kapën 3 ditë para ditës së zgjedhjeve të 25 prillit në Maqellarë të Dibrës nga militantë të PD, me në krye Xhelal Mziun, të cilët thirrën policinë. Më pas efektivët sekuestruan automjetin me të cilin udhëtonin dy të rinjtë ku u gjet një shumë rreth 500 mijë lekë, modelar për të orientuar zgjedhësit për mënyrën e votimit si dhe fletëpalosje të një subjekti politik.
SPAK thotë se nga hetimet Denis Xholi në bashkëpunim me Albjon Çekun, kanë shpërndarë në Njësinë Administrative Maqellarë shuma monetare tek persona të tjerë, me qëllim përcaktimin e mënyrës së votimit të zgjedhësve, në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Sipas SPAK, Denis Xholi ka ushtruar funksionin e përgjegjësit të zyrës juridike në Bashkinë Bulqizë, në kundërshtim me parashikimet e nenit 91 të Kodit Zgjedhor, gjatë orarit të punës është vënë në mbështetje të kandidatëve për deputetë dhe të subjekteve zgjedhore.
Tashmë të dy do të gjykohen për korrupsioni aktiv në zgjedhje, ndërsa aktualisht ndodhen në burg pasi GJKKO kishte vendosu më herët masën "arrest me burg" ndaj tyre.
Vetëm një ditë më parë GJKKO vendosi masën "arrest shtëpie" për Etjon Jokën, kandidati i LSI për deputet i Tiranë, i akuzuar gjithashtu për blerje votash gjatë zgjedhjeve të 25 prillit. Joka garoi në zonën njësisë numër 1 në Tiranë nën siglën e LSI, ndërsa u filmua dy ditë para zgjedhjeve duke i dhënë qytetarëve 100 dollarë në këmbim të votës.
Momenti kur dy eksponentët e LSI u ndaluan nga militantët e PD, pasi dyshimit se po blinin vota.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.5%
-
I keq
21.1%
-
As i mirë as i keq
34.5%
Vota total: 798
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral
26 Dhjetor, 09:59
-
Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj 5 orë në SPAK! Jep shpjegime si person që ka dijeni: Do flas në këshillin bashkiak (VIDEO)
26 Dhjetor, 09:19
-
Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së
25 Dhjetor, 21:51
-
Sondazhi për Dibrën, garë e ngushtë mes PS dhe PD, bojkotohen partitë e vjetra të tjera! Të rejat shohin ngjitje
25 Dhjetor, 21:49
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj, nuk kthehen pronat e sekuestruara! Zbardhet VENDIMI
25 Dhjetor, 20:20
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'
25 Dhjetor, 18:54
-
Apeli e dënoi për tjetërsimin e tokës te Rana e Hedhun, arratiset ish-kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj! Nuk gjendet në banesë
25 Dhjetor, 13:02
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Kosova dhe Shqipëria me ekipe të përbashkëta hetimore, Dumani dhe Isufaj firmosin marrëveshjen
24 Dhjetor, 12:52
-
I kallëzuar për 'shpërdorim detyre', shkarkoi drejtorin e UKSH në 2022! Ish-kryebashkiaku i PD në Shkodër, Bardh Spahia 1 orë në SPAK: S'ka lidhje me krimin, as korrupsionin (VIDEO)
24 Dhjetor, 09:54
-
Reshjet e dëborës në disa akse, ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir! Borëpastrueset në terren
24 Dhjetor, 08:39