Në pranga 2 shqiptarë në Itali, kapen me 5 kg drogë dhe mbi 73 mijë euro cash në makinë! ‘Hilja’ që provuan por që u doli blof

Në pranga 2 shqiptarë në Itali, kapen me 5 kg drogë dhe mbi 73 mijë euro cash në makinë! ‘Hilja’ që provuan por që u doli blof

Droga e konfiskuar

ITALI-Policia italiane ka prangosur një 42-vjeçar dhe një 21-vjeçar, të dy me kombësi shqiptare, pasi janë kapur me sasi të mëdha droge.  

Teksa ishin në një postbllok, agjentët e Policisë Rrugore ndaluan një furgon me targa të huaja, në të cilin ndodheshin dy shtetas shqiptarë, të cilëve u shfaqën menjëherë shenja padurimi dhe nervozizmi të pajustifikuar.

Brenda pjesës së pasme të automjetit, policët gjetën disa çanta të llojeve dhe madhësive të ndryshme, me ushqime (vaj dhe fruta dhe thasë me mish në gjendje të avancuar dekompozimi) të cilat lëshonin një erë të fortë të përzier, rrethanë që Policët u kthyen menjëherë në marifetin tipik të korrierëve të drogës, për të mbuluar sa më shumë erën e lëndës narkotike, në rast se do të kontrolloheshin me qen.

Nga kontrolli i mëvonshëm i mjetit dhe personave, u bë i mundur gjetja e e 5 pakove të mbuluara me celofan dhe të fiksuara me shirit ngjitës, me përmbajtje heroine dhe kokaine, me peshë totale 5.642 kg, një qese prej pëlhure me brenda nr. 8 pako kartëmonedha të prerjeve të ndryshme, të mbështjella po ashtu me celofan, një shumë totale prej 73.205 euro.

G.MO/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Asgjë e re nga fronti i Perëndimit për të korruptuarit dhe “non gratat”

Asgjë e re nga fronti i Perëndimit për të korruptuarit dhe “non gratat”