Tre personat e arrestuar, dy shqiptarë dhe një kroat dy ditë më parë pasi u kapën me mbi 300 kg kokainë, janë lënë në burg nga ana e gjykatës së Selanikut deri në përfundimin e hetimeve
Në gjykatë shqiptarët mohuan përfshirjen në këtë çështje. Mediat greke raportojnë se shqiptarët kanë në pronësi një hotel në Rodos dhe udhëtuan në Selanik për të blerë pajisje për biznesin e tyre.
Ndërsa shtetasi kroat, pranoi akuzat që rëndonin mbi të. Ndërkohë policia greke është në kërkim të një personi të katërt, një 33-vjeçar kroat.
Operacioni policor u krye pas informacionit nga DEA për mbërritjen në Evropë të një kontenieri me një sasi të madhe kokainë, me shumë gjasa nga Amerika Latine.
Nga aksioni janë sekuestruar 300 kg kokainë dhe janë arrestuar tre shtetas, shqiptarë dhe kroatë, të cilët ishin dhe anëtarët kryesorë të bandës.
Mediat greke shkruajnë se dy shqiptarët (njëri me pasaportë greke) ishin aktivë në bizneset hoteliere në Rodos. Goditja e grupit është bërë nga oficerë të policisë të Nëndrejtorisë së Prokurorisë së Drogës në Selanik, në bashkëpunim me shërbimin amerikan DEA.
Sipas policisë greke, anëtarët e kësaj bande kanë furnizuar me kokainë të gjithë ishujt grekë. Ndërkohë, vijon operacioni për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikut të kokainës.
E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.9%
-
Jo
32.5%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 689
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bulqizë/ Aksidentoi për vdekje motoristin në Xibër, arrestohet pas një muaji drejtuesi 63-vjeçar!
14 Janar, 16:08
-
Trafikoi 20 kg kokainë nga Shqipëria në Firence, arrestohet 58-vjeçari i dënuar me 7 vite burg nga Italia! Pritet ekstradimi (EMRI)
14 Janar, 13:58
-
Trafik kokaine në Itali, GJKKO i komunikon 'arrestin në burg', Kreshnik Farruku: Nuk jam unë ai që pretendoni
13 Janar, 13:12
-
Greqia duhet pa kushte në krah të Shqipërisë drejt BE-së dhe pyetjeve që nuk iu përgjigjet kryeministri Mitsotakis dhe tanët
10 Janar, 14:22
-
Greqi/ Vranë 34-vjeçarin pas sherrit në lokal natën e Vitit të Ri, Gjykata lë në burg shqiptarin dhe grekun, 2 të tjerë në kërkim! Dëshmia: Nuk e bëmë ne!
6 Janar, 16:02
-
Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit grek Simitis, flet në Report Tv, Luan Zyka: Lejoi futjen e NATO-s nga Selaniku drejt Kosovës kundër Millosheviçit! Ishte mik i shqiptarëve
6 Janar, 14:42
-
Greqi/ Makina përplaset me pemën, vdesin 2 adoleshentët grekë, plagoset rëndë shqiptari 17-vjeçar! Familjarët apelojnë për të dhuruar gjak
3 Janar, 09:50
-
Tiranë/ Drogë, përleshje, dhunë dhe aksidente në gjendje të dehur pas festës, 7 persona të arrestuar dhe 2 nën hetim
2 Janar, 14:06
-
Korçë/ Shantazh me foto intime të miturës, aksidente dhe dhunë në familje, 2 persona të arrestuar dhe 5 nën hetim
27 Dhjetor 2024, 15:37
-
Korçë/ Kontrabandë bagëtish dhe cigaresh nga Greqia, 2 të arrestuar dhe 2 të tjerë nën hetim
27 Dhjetor 2024, 15:14
-
Kamëz/ Kërcënoi gruan dhe fëmijët se do i digjte me benzinë! Më pas i vuri flakën banesës, arrestohet 54-vjeçari (EMRI)
27 Dhjetor 2024, 14:48
-
Iu kapën 49 kg kokainë në kontenier bananesh, GJKKO pushon çështjen për Selim Çekajn, babai i Arbër Çekajt
27 Dhjetor 2024, 12:16