U kapën me ‘shtëpi bari’ në Britani, dy shqiptarët rrezikojnë të dëbohen, 30-vjeçari: Ishim të detyruar, kam ish-gruan me kancer, do i rrisë vetëm fëmijët
Marjan Markaj dhe Pashko Malota
BRITANI E MADHE- Dy shqiptarë rrezikojnë të dëbohen nga Mbretëria e Bashkuar pasi u kapën me më shumë se 1000 bimë kanabisi.
Marjan Markaj dhe Pashko Malota u arrestuan për shkak të një bastisjeje në magazinë CB Furniture në rrugën Shaw, Great Lever, më 1 qershor.
Dyshja ranë dakord të kujdeseshin për fermën e kanabisit për të shlyer borxhin që kishin marrë për të emigruar në Mbretërinë e Bashkuar me kamionë disa vite më parë, tha Gjykata e Boltonit.
Vetëm pak ditë përpara bastisjes, Markaj dhe Malota u dërguan në magazinën më kanabis dhe iu tha të qëndronin brenda saj me çdo kusht.
Prokurori Niamh Ingham tha se policia sekuestroi bimë kanabisi me një total prej më shumë se 60 kg drogë mes tyre, si dhe pothuajse 8 kg drogë që ishin vendosur nëpër thasë. Ata akuzuan Markajn dhe Malotën për prodhimin e një lënde të klasit B, akuza e cila u pranua nga dy shqiptarët.
30-vjeçari Markaj tha nga ana tjetër se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të pranonte ofertën e punës.
Gjykatësi Tom Gilbart pranoi se dyshja, të cilët nuk kanë asnjë dënim të mëparshëm, ishin punëtorë me pak ose aspak vetëdije për organizatën kriminale ku ata ishin punësuar. Ndërkohë, Malota, i cili pohoi se ka ish-gruan me kancer dhe dy fëmijë gjithashtu në Britaninë e Madhe, shtoi se “barra do i bjerë asaj për t’u kujdesur për fëmijët”.
Në përfundim të seancës, dy shqiptarët u dënuan me 20 muaj, ku gjysma e dënimit do të kryhet me burg dhe pjesa tjetër me garanci. Po ashtu ata u paralajmëruan se rrezikojnë të dënohen pas përfundimit të afatit të garancisë.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.6%
-
Keq
61%
-
Nuk e di
14.4%
Vota total: 1044
Lajme të tjera
-
Kaos në rrugët e Londrës nga kuajt e regjimentit mbretëror! U ikën kalorësve nga duart, 5 kuajt plagosin 4 persona
24 Prill, 16:23
-
Frika e deportimit në Ruanda, zhduken mijëra azilkërkues! Media: Mes tyre janë 1633 shqiptarë
24 Prill, 15:16
-
Britani, dyshuan se mos ishte një rast vjedhjeje, policia hyn në brenda dhe zbulon 'shtëpinë e barit'
23 Prill, 20:12
-
Britania i hapi rrugë dërgimit të emigrantëve në Ruanda, avokati: Do çohen edhe shqiptarët, vendim i paligjshëm
23 Prill, 13:11
-
Parlamenti britanik miraton ligjin për dërgimin e emigrantëve të paligjshëm në Ruanda, fluturimi i parë brenda 12 javësh! Sunak: Asgjë s’do na pengojë, shpëtojmë jetë
23 Prill, 10:48
-
Trafik droge dhe armësh, 13 të arrestuar si pjesë e bandës shqiptaro-italiane
22 Prill, 09:34
-
Media britanike: Bandat përdorin kompani transporti për të dërguar paratë e drogës nga Anglia në Shqipëri
21 Prill, 18:41
-
Dyshohet se u vetëvar brenda qendrës së emigracionit në Britani, familjarët e shqiptarit ende pa përgjigje për rrethanat e vdekjes
16 Prill, 17:50
-
Po nisnin çantat me paund për në Shqipëri, arrestohen 4 shqiptarë në Britaninë e Madhe
15 Prill, 22:03
-
Investigimi i 'Express': Tiktokerat shqiptarë që fitojnë famë duke promovuar trafikun ilegal dhe shtëpitë e barit në Angli
15 Prill, 12:27
-
U përgjua telefonata me kunatin që mbillte kanabis, si ra në ‘grackën’ e policisë Armando Ndreca, vëllai i deputetit socialist të Lezhës, Eduard Ndreca
11 Prill, 12:39
-
Raporti: Shqiptarët, ‘skllavë modernë’ në Angli! Prostituohen, detyrohen të lypin, vjedhin dhe të shesin drogë
10 Prill, 17:23