Kolegji i Garancisë në Federatën Italiane ka marrë vendimin për ndeshjen mes Interit dhe Bolognas.

Pas ankimimit nga ana e ekipit të Interit, i cili kërkoi fitoren në tavolinë 0-3, Kolegji ka vendosur që sfida mes dy ekipeve të zhvillohet.

Sfida që duhet të luhej në fillim të fazës së dytë të kampionatit nuk u luajt për shkak të problemeve me Covid-19, që solli shtyrjen e ndeshjes.

Sipas vendimit fillestar kjo ndeshje do të luhet në datën 27 prill.