U kërkua në 'Pa Gjurmë', gjendet 23-vjecari nga Saranda/ Nënë e bir takohen: Nuk e besova kur e pashë (VIDEO)

23-vjecari u kërkua në emisionin ‘Pa Gjurmë’ nga Suzana Rrapaj, e cila nuk pati asnjë informacion për djalin e saj, deri më datë 13 tetor, kur i riu u kthye në Sarandë për ta takuar. Gjatë një lidhje telefonike Suzana konfirmon lajmin e gjetjes. Duke falenderuar emisionin ’Pa gjurmë’ ajo zbulon dhe arsyet pse i biri nuk kishte kontaktuar për më shumë se dy muaj. 


‘Djalin e takova dhe ndodhet në Himarë. Jam shumë e lumtur. Erdhi më takoi në Sarandë dhe pastaj iku. Më erdhi tek vendi i punës dhe më preku pas shpine. Kur ktheva kokën nuk u besova syve. E përqafova e ngazëlluar. Ai më tha se nuk kishte patur numrin, pasi telefoni i kishte humbur dhe nuk më kontaktonte dot. Më tha do rri në Himarë, ku ka zënë edhe një punë, do punoj aty më tha se janë njerëz të mirë. Jam shumë e kenaqur, se ishte në një gjendje shumë të mirë shëndetësore. Unë i kërkova të vinte këtu në Sarandë, por djali më tha se nuk dua t'i dal fjalës njerëzve ku punoj. Edhe në Amerikë të iki vetëm ta di si është , ku është dhe cfarë bën. Unë nuk mund ta bëj dot të lidhur djalin. Jam e kënaqur që e gjeta. Ju falenderoj shumë’, u shpreh nëna me lot gëzimi. 

Nelo, jetonte tek gjyshërit pas ndarjes së prindërve, ndërsa shkonte ta takonte shpesh nënën, nga shtëpia e të cilës doli për herë të fundit. Pak ditë përpara se te largohej nga shtëpia, 23-vjecari kishte përfunduar disa herë në komisariat, e sipas dëshmisë së nënës, ai trajtohej me medikamente për shkak të gjëndjes depresive, si dhe përdorimit të lëndëve narkotike. E shqëtësuar për humbjen e të birit nëna e tij Suzana iu drejtua emisionit ’Pa Gjurmë’, nga ku nisur nga mjaft informacione që mbërritën, u dyshua fillimisht se i riu, nga qyteti bregdetar kishte përfunduar në një qendër rehabilitimi në Tiranë. Por takimi i nënës me të birin më 13 tetor zbuloi dhe vendodhjen e fundit të tij, në qytetin e Himarës. 

VIDEO/Emisioni i plotë Pa Gjurmë

O.D./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Historia e pabesueshme/ Nga aeroporti që priste 250 milionë njerëz në vit deri më 2010-ën, në një fantazmë!

Historia e pabesueshme/ Nga aeroporti që priste 250 milionë njerëz në vit deri më 2010-ën, në një fantazmë!