DURRËS- Në bodrumin e Hotel ‘Colombos’, në të cilin ishte një lokal nate janë kryer disa kontrolle 2 ditë më parë (30 tetor) nga policia pasi dyshohej për prostitucion dhe drogë.
Disa pamje të kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur 20 policë ‘mësyjnë’ në lokalin e natës në pronësi të Ermir Toros dhe morën në pyetje 13 persona, staf i lokali. Megjithëse hotel ‘Colombo’ u konfiskua ditën e djeshme pasi pronari Pëllumb Tuda akuzohej për prostitucion e drogë, Ermir Toro shprehet se tashmë pronësia e biznesit i ka kaluar atij dhe ka një kontratë me shtetin.
Efektivët e policisë dyshonin se në lokalin e natës kishte përdorim të drogës dhe ushtrohej prostitucion. Pronari i lokalit Ermir Toro tha se kontrolli i policisë zgjati 1 orë e 10 minuta dhe i vunë prangat vëllait dhe badigardit të tij dhe i kanë liruar po atë natë.
Pronari i lokalit u shpreh se nga kontrolli i policisë pati disa dëme materiale në biznesin e tij. Toro rezulton si i arrestuar më parë për armëmbajtje pa leje.
Hotel ‘Colombo’ është konfiskuar ditën e djeshme me vendim gjykate, pasi pronari Pëllumb Tuba akuzohej për prostitucion dhe trafik të lëndëve narkotike. Vlera e hotelit me emër në Durrës kapte shifrën e 1 milionë eurove.
Lidhur me këtë aktivitet, ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia se cili ishte motivi i ndërhyrjes në lokalin e Ermir Toros.