Një 14-vjeçar në Durrës plagosi me thikë shokun e shkollës vetëm se ky i fundit i kërkoi sqarim se pse e shante e ofendonte. I plagosuri, 15-vjeç, nxënës i shkollës “Dom Nikollë Kaçorri”, në Durrës është në gjendje kritike, pasi thika e ka kapur në zemër.
Jashtë spitalit të Durrësit, presin me ankth familjarët e 15-vjeçarit, që u plagos një ditë më parë me thikë. Prej 24-orësh ndodhet në reanimacion, pasi i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Thika i ka prekur zemrën dhe gjendja e tij është mjaft kritike. Jashtë kameras i ati, tha se nuk është momenti për të folur mbi konfliktin, pasi presim të përmirësohet shëndeti i djalit. Ndërkohë nuk kanë munguar vullnetarët që kanë dhuruar gjak.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të së martës, vetëm 20 minuta në këmbë nga shkolla “Dom Nikollë Kaçorri”, ku mësojnë të dy nxënësit e përfshirë në konflikt.
"Nga veprimet e para hetimore të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, rezultoi se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi i mitur M. K., 14 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. B., 15 vjeç, duke i shkaktuar atij plagë të rënda. I dëmtuari aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve.
Pas identifikimit të autorit, shërbimet e Policisë kontrolluan në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku pas disa orësh bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit M. K., 14 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, njofton policia.
Dera e shkollës është e mbyllur me zinxhirë dhe dry. Brenda mësimi zhvillohet normalisht, ndërsa drejtoresha jashtë kameras u shfajësua se sipas saj ngjarja ka ndodhur jashtë territorit të shkollës dhe pas përfundimit të mësimit.
Në ish-Kënetë, lagjen ku banojnë e mësojnë dy adoleshentët ka rënë heshtja. Një e moshuar, banore e zonës, tha se nuk dëgjova asgjë gjatë sherrit vetëm kur pashë makinat e policisë para shtëpisë. Ajo tha se i plagosuri është me origjinë nga Librazhdi kurse autori nga Burreli. Familjet e tyre prej vitesh jetojnë në ish-kënetën e Durrësit.
Burimet policore thanë se sherri nisi nga një koment në rrjetet sociale dhe ofendimeve të vazhdueshme në shkollë, të cilat më pas degraduan në plagosje me thikë. Dyshohet se 15-vjeçari i plagosur e kishte marrë në telefon autorin 14-vjecar për të kërkuar sqarime, pasi kishte dëgjuar se ai e shante vazhdimisht në shkollë.
Ata u dakorduan të takoheshin për tu sqaruar ku të pranishëm kanë qenë dhe shokë të tjerë të dy palëve. Në foto po shihnin thikën me të cilin 14-vjecari goditi në zemër shokun e shkollës, i cili po I kërkonte llogari për sharjet e ofendimet. Autori është vendosur në pranga nga policia, ndërsa të tjerët dhanë dëshmi në prani të psikologut. Policia vazhdon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa 15-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Orët e ardhshme do të jenë vendimtare për jetën e tij.
I mituri është qëlluar 4 herë me thikë nga 14-vjeçari në Durrës në pjesën e gjoksit, njëra prej goditjeve i ka kapur dhe zemrën bën me dije mjeku Fitim Shini. Momentalisht gjendja e 15-vjeçarit është kritike teksa vazhdon të ketë i intubuar në reminacion.
Mjeku Shini thonë se sapo i mituri ka mbërritur në spital është ndërhyrë për të stabilizuar situatën dhe më pas 15-vjeçari është intubuar.
“Për momentin pacienti ndodhet në reminacion i intubuar. Gjendja vazhdon të jetë e rëndë. Shpresojmë që në 24-48 orët e ardhshme të stabilizohet dhe të dalë nga intubimi. Fëmija erdhi në urgjencë me disa plagë, 4 në gjoks, njëra prej të cilave depërtonte zemrën në 2 nivele dhe duke shkaktuar gjendjen e shokut. U ndërhy menjëherë, u lirua zemra dhe gjendja u stabilizua menjëherë. Ka marrë në sallë 3 flakon gjak dhe vazhdon gjendja e rëndë në reminacion”, tha mjeku.
Komente









Keto jane probleme te moshes,eshte adoleshenca,mosha e rrebelimit,s.d.q keto probleme fillojne ne familje.Me kujtohet kur jetoja vite me pare ne Tirane,femijet e lagjes ziheshin here pas here e ishin me te vegjel se keta,10-12 vjec e te gjithe vendalinj.Ziheshin kalamajte,dilnin prinderit e paleve,fillonin e ziheshin dhe ata me fjale e me ze te larte mes tyre,kush te uleriste e te shante me shume ne mbrojtje te femijes se vet,kishte ose nuk kishte te drejte.Cfare mesazhi transmeton tek femija kur e mbron e i jep te drejte edhe kur s'duhet?! Pastaj t'i leme kalamajte,sa here degjojme per prinder qe arrestohen sepse u dergojne femijve te rritur tashme e te bere burra,droga ne burg ku mbahen? Sa here degjojme per prinder qe perpiqen te fshehin sende qe mund te jene inkriminuese kur femijet e tyre te rritur tashme kapen /mat/nga policia?Sa here degjojme te aferm qe kercenojne policine e njerezit e drejtesise po te guxojne t'u prekin nje fije floku krimineleve te tyre /te vegjel/? Edukata,pergjegjesia per zgjedhjet qe bejme,sensi i fajit dhe i pendeses fillon ne familje.
PërgjigjuSi ka mundsi qe agresoret jan gjithmone nga veriu ,a marin edukat ne familje apo presin nga shkolla,prinder verior meruni me femijet mos i lini vetem ,mos i jipni vetem te keqijat jepini edukat qe te kenë meshire per te tjeret ,nuk zgjidh gjë dhunaaa.stop dhunes
PërgjigjuBaza e edukimit është familja,kur nuk edukohen në shtëpi që i keni natë e ditë prisni që të edukohen në shkollë që rrinë 3 ose 4 orë
PërgjigjuFajin nuk e ka shkolla por familja që është degraduar dhe nuk i mban fëmijët nën kontroll dhe vetëm kur ndodhin gjëra të tilla kujtohen se kanë fëmijë dhe përsëri nuk pranojnë fajin që kanë si prindër por kërkojnë të fajsojnë mësuesit , shoqëri e kalbur dhe e shthurur deri në palcë !
PërgjigjuFajin nuk e ka shkolla por familja që është degraduar dhe nuk i mban fëmijët nën kontroll dhe vetëm kur ndodhin gjëra të tilla kujtohen se kanë fëmijë dhe përsëri nuk pranojnë fajin që kanë si prindër por kërkojnë të fajsojnë mësuesit , shoqëri e kalbur dhe e shthurur deri në palcë !
PërgjigjuNuk ju mjaftëtoi viti 97 ku u hapën depot por në treg të lirë shiten armë e thika nga më të rezikëshme.
Përgjigjukur do e kuptoni qe drejtuesit vendore te arsimit ne durres jane vetem per qoka dhe per te rrjepur
Përgjigjuse mos vetem te arsimit .te gjith drejtoret edhe punonjesit perdoren si te duan per fushate dhe sa per ate duhen,aSNJE GJ ME SHUME.