Dy të rinj kanë dhunuar fizikisht një infermier në urgjencën shëndetësore të spitalit të Beratit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme kur infermieri Ernito Shehu ka qenë në orarin e tij të shërbimit dhe të rinjtë Klajd Sharavolli dhe Enson Ndile e kanë dhunuar.
Sharavolli 22 vjeç dhe Ndile 20 vjeç kanë sulmuar infermierin me pretendimin se ky i fundit u kishte zënë rrugën. Pasi kanë debatuar me mjekët dhe infermierët më pas janë konfliktuar me infermierin Shehu duke e goditur me shuplakë. Sipas burimeve dy të rinjtë kanë qenë në gjendje të dehur.
Mësohet se dy të rinjtë kanë pasur në spital të afërmit e tyre. Policia është vënë në kërkim të autorëve.
Dhuna ndaj infermierit në Berat, dy të rinjtë e sulmuan vetëm se u kishte zënë rrugën në shkallën e spitalit
Dy të rinjtë Klajdi Sharavolli 22 vjeç dhe Enson Ndile, 20 vjeç kanë dhunuar infermierin e urgjencës të spitalit të Beratit, Ernito Shehu për arsyen se ky i fundit u ka zënë rrugën tek shkallët e spitalit.
Ky mësohet të ketë qenë motivi i konfliktit që ka degraduar deri në përplasje fizike mes të rinjve dhe infermierit.