TIRANË - Kundërshtoi efektivët e policisë gjatë protestës së opozitës më 20 shkurt në Tiranë, shoqërohet në komisariat .
Burime nga policia thanë dje se është shoqëruar protestuesi Arben Kurmeka, me origjinë nga Tropoja dhe banues në Durrës pasi akuzohet për fyerje dhe kundërshtim të efektivëve të policisë në krye të detyrës.
Sipas policisë, Kurmeka ka qenë pjesëmarrës në protestën e opozitës e zhvilluar më 20 shkurt para Kryeministrisë në Tiranë kur ka fyer dhe kundërshtuar disa punonjës policie.
A1Report ka filmuar momentin kur Kurmeka ka goditur në shpatull një efektiv policie ndërsa ka fyer dhe kundërshtuar me tej forcat blu të cilat ndodheshin në krye të detyrës për mbarëvajtjen e protestës.
Policia nuk kreu shoqërimin në moment të Kurmekës për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.
Efektivët blu kanë mundur të neutralizojnë veprimet e Kurmekës i cili më pas ka qëndruar në protestë.
Ndërkohë që protestuesi është kapur ditën e djeshme nga efektivët e policisë së Durrësit për llogari të policisë së Tiranës

(Në foto: Momentet e shoqërimit në komisariat të 35-vjeçarit Arben Kurmeka)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com