U kritikua për debatin e dobët me Trump, Obama mbështet Biden: Netë të këqija në debat ndodhin

U kritikua për debatin e dobët me Trump, Obama mbështet Biden: Netë të këqija në debat ndodhin

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama dhe Presidenti Joe Biden

Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka shprehur mbështetje të fortë për presidentin Joe Biden, pas performancës së kritikuar gjerësisht në debatin presidencial me Donald Trump, në SHBA.

Obama doli në mbrojtje të Bidenit, duke theksuar se një debat i vetëm nuk përcakton tërësinë e një fushate zgjedhore.

Ai pranoi se "ndodhin netë të këqija debati" dhe përsëriti besimin e tij të palëkundur në përkushtimin e përjetshëm të Biden ndaj popullit amerikan.

“Këto zgjedhje janë ende një zgjedhje midis dikujt që ka luftuar për njerëzit e zakonshëm gjatë gjithë jetës së tij dhe dikujt që kujdeset vetëm për veten e tij. Ndodhin netë të këqija debati. Por këto zgjedhje janë ende një zgjedhje midis dikujt që ka luftuar për njerëzit e zakonshëm gjatë gjithë jetës së tij dhe dikujt që kujdeset vetëm për veten e tij.”, tha ai.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Atyre të PD u ka rënë sakica në mjaltë’, Rama i jep certifikatën e pronësisë Kishës në Theth: Ata ngroheshin në diell, punën e tyre e bëjmë ne  

‘Atyre të PD u ka rënë sakica në mjaltë’, Rama i jep certifikatën e pronësisë Kishës në Theth: Ata ngroheshin në diell, punën e tyre e bëjmë ne