‘Atyre të PD u ka rënë sakica në mjaltë’, Rama i jep certifikatën e pronësisë Kishës në Theth: Ata ngroheshin në diell, punën e tyre e bëjmë ne  

 

Kisha e Thethit është pajisur me certifikatën e pronësisë, ndërsa ishte vetë kryeministri Rama që i shpërndau. Akuzat për kundërshtarët politikë që kanë drejtuar historikisht Shkodrën nuk i kurseu, duke thënë se ata ngroheshin në diell, ndërsa punën e bën Partia Socialiste.  

"Do vazhdojmë nga Kisha. Ai tha ishalla po u jep atyre të PD më para. Atyre të PD u ka rënë sakica në mjaltë. Se për punë kanë sherrin, kurse punët e tyre i bëjmë ne. Në rregull janë ata, atyre u ka rënë sakica. Kur kanë pas partinë e tyre ngroheshin në diell dhe tani që s’kanë partinë e tyre na kanë ne. Dhe ne u bëjmë punët që s’ua bëri partia e tyre. Por partitë shkojnë vijnë, përveç kësaj tonës, kurse kisha është edhe mbi tonën edhe mbi gjitha ndërtesat e tjera. Po erdhi ndonjë i PD dhe thotë jam prifti, thuaj jo më vlla se s’je ti jam unë se kam...", tha Rama. 

Ndërkohë, prifti kishte një thirrje për të rinjtë që të mos e braktisin Shqipërinë.

“Rini pa ju as shteti a s’kisha s’kanë kuptim. Me ju e duam një Shqipëri të lumtur me perspektive, kur ju keni me pas të ardhmen të gëzueshme, vetëm kini durim. Rini mos ikni prej këtyre trojeve se u ka ardh dita. Me besimin, shkollën, ju keni me lulëzuar”, tha prifti.


Lajmi kryesor:

Rama jep 200 certifikata pronësie në Theth, edhe për Kishën: Falim gjobat për ndërtimet pa leje! Brenda vitit përfundon rruga e Dukagjinit


SI.E./E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Juventusi 'blindon' mesin e fushës, paguan 50 milionë euro për brazilianin

Zyrtare/ Juventusi 'blindon' mesin e fushës, paguan 50 milionë euro për brazilianin