U 'kryqëzua' nga tifozët, Elseid Hysaj rihap rrjetet sociale! Mbrojtësi i Kombëtares: Kërkoj ndjesë, ishte gabim loje

U 'kryqëzua' nga tifozët, Elseid Hysaj rihap rrjetet sociale! Mbrojtësi i Kombëtares: Kërkoj ndjesë, ishte gabim loje

Elseid Hysaj

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj ka reaguar në kanalet e komunikimit pasi u "kryqëzua" nga tifozët pas humbjes 2-1 që Shqipëria pësoi me Italinë në Grupin B të Euro 2024.

Goli i dytë i Barellas u shënua nga distanca, teksa Hysaj u kritikua për qëndrimin dhe uljen e kokës. Në rrjet pati shumë kritika për të, aq sa 24 orët e fundit shkodrani mbylli edhe rrjetet sociale, që mesa duket i ka rihapur.

"Pas ndeshjes me Italinë dhe evenimenteve të fundit, ndjej t’i kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve shqiptar për gabimin teknik dhe instiktiv që shkaktoi golin e dytë që pësuam. Eshtë e tepërt të specifikoj që ishte pikërisht gabim loje dhe vlerësim i rremë i trajektores! Kush më njeh e di mirë që do të jepja çdo forcë që kam dhe do bëja çdo sakrificë për këtë bluzë, siç kam bërë gjithmonë. Më vjen keq për strumentalizimin pa vend nga shumë persona të gabimit përtej vlerësimit teknik.

Nga ana tjetër, falënderoj përzemërsisht të gjithë tifozat e panumërt që më kanë dërguar mesazhe konfortimi në forma të ndryshme, i pranoj me vetëdije kritikat dhe keqardhjen e tifozëve ane e mbarë të cilët pa përjashtim i mbaj në zemër. Tani të përqendrohemi të ndeshjet e radhës dhe forca Shqipëri gjithmonë”, shkruan Hysaj.

Reagimi i Hysaj:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gerti: 19/06/2024 13:55

    Mic Sokoli i doli topit me barut para ti u shmange nga nje top me ajer turp.

    Përgjigju
  • weee: 18/06/2024 18:03

    Bravo BALLABAN Hysaj se si ti ka Shqipnia e shkrete boll TURP

    Përgjigju
  • Mentor: 18/06/2024 00:53

    Pse e njejta hisori ne kampionate europiane? Kampionatin e kaluar na u zgerlaq e hangri dhe Lorik Canaj qe mori te kuqe e na la me 10 lojtare me Zvicren, ku humbem ndeshjen. Per Hysajn, nuk ka faj i shkreti, ai ska shkelqyer ndonjehere. Fajin e ka Gon Duka qe nuk e di per cfare arsye ben presion mbi Silvinjon qe ta aktivizoje Hysajn. I rekomandoj Hysajt qe si Loriku, te meret me reklama se eshte biznes fitimprures, sidomos kohet e fundit.

    Përgjigju
  • Popull: 17/06/2024 20:10

    Turp te kesh o i shitur antishqiptar.Nuk meriton te mbash fanellen me flamurin ne gjoks.Ik mbro koken nga topi dhe liro vendin atyre djemve qe len shpirtin ne fushe dhe e meritojne ate vend.

    Përgjigju
    • Antipopull: 18/06/2024 12:54

      Ka shume te drejte populli. Si e kaloka lumin kaq lehte Hysaj? Me nje "me falni"? Jooo. Hysaj ne stol! E thjeshte fare, Hapi krahun tjetrit.

    • Beni: 17/06/2024 22:33

      O popull qenke palle fare as se ke idene se per cfare po komenton leri profesionistet te bejne futboll meru me ndonje politike se ate ndoshta di ta besh mire te fala Sales.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?