U kthye dje në atdhe, SPAK do marrë në pyetje Floresha Rashën për udhëtimin, financuesit dhe rekrutuesit për në Siri! Ballafaqim me të dënuarin për terrorizëm në Shqipëri

TIRANË-  Pas kthimit prej Sirisë një ditë më parë, SPAK do të marrë në pyetje Floresha Rashën. Përmes marrjes në pyetje Prokuroria e Posaçme do të verifikoj udhëtimin e tyre nga Shqipëria në drejtim të Sirisë dhe në drejtim të destinacionit final në Siri.

Report tv mëson se SPAK pritet të pyes për rekrutuesit, financuesit dhe kush kanë qenë njerëzit që i kanë kaluar ata nga Shqipëria, në Turqi, me destinacion final Sirinë.

Marrja në pyetje pritet të ndodh sapo gjendja shëndetësore e Floresha Rashës të jetë e qëndrueshme, kjo sepse ajo është plagosur gjatë qëndrimit në Siri, por edhe kur gjendja e saj mendore të jetë stabël, për shkak të traumës që ka kaluar.  Nga sa bëhet e ditur, ajo pritet të ketë ballafaqim edhe me të dënuar si rekrutues për luftëtarë të ISIS në vendin tonë mes tyre edhe imami i vetëshpallur Genci Balla, i cili aktualisht është vendosur në regjimin “41-bis”

Një ditë më parë Kryeministri Edi Rama deklaroi se kush ka kryer krim do të përballet me drejtësinë me përgjegjësi personale. 

Floresha Rasha është një nga të riatdhesuarat nga Siri, së bashku me 3 fëmijët e saj, Amar, Emel e Hatixhe. Ajo iku në Siri së bashku me bashkëshortin e saj, Diamant Rasha i cili vra në dhjetor të 2013 me snajper gjatë luftimeve. Familja Rasha kishte dy fëmijë, Amar dhe vajzën e cila gjithashtu iu vra në kampin famëkeq. Pasi burri vdiq në përleshje, Floresha shumë shpejt u martua me një vendas sirian, që sipas gjyshit të Amar Rashës, Shabanit ai ishte terrorist. Megjithatë ajo solli në jetë me të dy vajza, Emel dhe Hatixhe, të cilat bashkë me Amar, u rikthyen nga Al Hol në Shqipëri.

1603881119_212.jpg

Floresha Rasha

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 28/10/2020 15:15

    Floresha me shoqe u kthyen ne Shqiperi rrezik prej kushteve te jeteses ne kamp jo se ju hap barku per tu kthyer. Keto rrezik tani do fillojne rekrutimin ne fshehtesi se nje Njeri I tille qe eshte radikalizuar edhe mesuar me ligjet e ISIS nuk vjen te jetoj si qytetare evropiane ne "mekat". Tipat si kjo duhet te marrin denimin e merituar sepse moren be qafe femije te pafajshem. Floresha e dinte ku shkonte, nuk e mori Njeri me dhune ndaj te vihet perpara pergjegjesise. Kjo as te mbaje femijet e saj nuk duhet lene.

    Përgjigju
  • Bes: 28/10/2020 14:10

    Ca paskan kthy kta xhihadista ata spaskan as gjak shqiptari dobicat e teroristave paskan perparsi per qeverin se femijet e shtresave ne nevoje kan maru pune ushqehen te kazanet e plerave kurse per dobicat e teroristve i sjellin me avion charter e qr ku ka perfundu ky vend.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë