'U këndua kënga e partizanit Velo në shkolla', Majko: Ç’të keqe ka?! Quhet patriotizëm jo komunizëm

'U këndua kënga e partizanit Velo në shkolla', Majko: Ç’të keqe ka?! Quhet patriotizëm jo komunizëm

Pandeli Majko

Në ditën e parë të shkollës për këtë vit akademik, opozita ka denoncuar se këngët që ishin vënë në një shkollë 9-vjeçare sot në kryeqyet që lidheshin me luftën partizane.

Ndaj këtyre akuzave ka reaguar edhe deputeti socialist, njëherësh ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

Me anë të një statusi në Facebook, ai shkruan se akuzat e opozitës janë për të qeshur dhe për të ardhur keq pasi ajo këngë iu dedikua atyre që rrëmbyen armët kur atdheun e pushtuan të huajt.

Ky quhet patriotizëm jo komunizëm. Komunizmin nuk ja u sollën partizanët 14 vjeçar. Shikoni sa ish-partizanë janë burgosur gjatë komunizmit dhe pastaj protestoni. E djathta sot është në opozitë jo nga kënga që ju këndojnë kundërshtarët por nga padija për të kënduar një këngë të vetën… Sigurisht.

Pandeli Majko, ministër

Postimi i plotë:

Opozita sot ka protestuar pse është dëgjuar në ambjentet e një shkolle "kënga e partizanit të vogël Velo"… Kjo është për të qeshur dhe për të ardhur keq. 
Cfarë të keqe paska kjo këngë dhe kë fyen ajo?!
Para pak kohësh, qeveria shqiptare mori vendimin për të rikthyer në atdhe të eshtrave të Mithat Frashërit. Asnjë veteran apo familje të lidhura me Luftën nuk protestoi. Pasardhësin e Frashëllinjve megjithë ndarjet dhe kundërshtitë që vijnë nga historia e para 1944-ës si ish-kreu i Ballit Kombëtar ata e respektuan si njerëz dhe si shqiptarë dinjitozë. 
Opozita heshti për këtë vendim. Ajo merret sot me faktin pse këndohet kënga për një partizan që mori armët në moshë të re kundër okupatorit të vendit. "Këshillat e lagjeve" të dikurshme në kohën e komunizmit të shikonin me kë rrije, si i mbaje flokët dhe cfarë kënge këndoje…

Bravo i qoftë asaj shkolle që ka vënë këngë partizane për ditën e parë të shkollës. Ajo është kënga e atyre që rrëmbyen armët kur atdheun ja u pushtuan të huajt. Ky quhet patriotizëm jo komunizëm. Komunizmin nuk ja u sollën partizanët 14 vjecar. Shikoni sa ish-partizanë janë burgosur gjatë komunizmit dhe pastaj protestoni. 
E djathta sot është në opozitë jo nga kënga që ju këndojnë kundërshtarët por nga padija për të kënduar një këngë të vetën… Sigurisht.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kapter shyqo: 18/09/2018 00:28

    Kush e din HISTORINE e partizanit velo ne demokraci Mendoj se ka qene ne durres dhe levizi ne Korce pastaj beri sher se I moren shtepine dhe si trim qe ishte kercenoje pronari se do ta vriste pastaj partizanin velo e FUTEN ne burg me mbrapa nuk e di cfare ndodhi me patriotin e pandeliut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!