Kryeministri Edi Rama në orën 13:00 mbledh te Vila e Kuqe në Tiranë drejtuesit politikë dhe ministrat e zv.ministrat që janë të deleguar në njësi ose deputetë.

Kjo mbledhje do të përqendrohet te porositë e lëna nga kryeministri lidhur me takimin e së premtes, 28 gusht, ku u diskutua detajimi i programit të sezonit të ri, duke nisur nga kalendarizimi i Pranisë Besnike në çdo territor, te hartimi i ndryshimeve ligjore për PasqyrAlbania. 

Platforma PasqyrAlbania u prezantua në takimet dyditore me dyer të mbyllura në Pogradec ku Rama kërkoi që problematikat e qytetarëve të vendosen në qendër të axhendës. Platforma do të funksionojë me mekanizmat ‘Flamingo Albania’ dhe ‘Radar’ ku te njëra grumbullohen, kurse te tjetra ndiqen ankesat e qytetarëve.

Të enjten, kryeministri Rama mbledh grupin e Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave në orën 10:00.

Lajm në përditësim...