Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur te Vila e Kuqe në Tiranë ku do të mbahet mbledhja me drejtuesit politikë dhe ministrat e zv.ministrat që janë të deleguar në njësi ose deputetë.

Kjo mbledhje do të përqendrohet te porositë e lëna nga kryeministri lidhur me takimin e së premtes, 28 gusht, ku u diskutua detajimi i programit të sezonit të ri, duke nisur nga kalendarizimi i Pranisë Besnike në çdo territor, te hartimi i ndryshimeve ligjore për PasqyrAlbania. 

Ndërkohë në orën 09:30 nisi edhe mbledhja e parë e qeverisë për këtë sezon, gjatë së cilës u mësua se ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, ka dhënë dorëheqjen pas thuajse një viti në këtë detyrë.

Platforma PasqyrAlbania, e cila është sërish temë diskutimi, u prezantua në takimet dyditore me dyer të mbyllura në Pogradec ku Rama kërkoi që problematikat e qytetarëve të vendosen në qendër të axhendës. Platforma do të funksionojë me mekanizmat ‘Flamingo Albania’ dhe ‘Radar’ ku te njëra grumbullohen, kurse te tjetra ndiqen ankesat e qytetarëve.

Të enjten, kryeministri Rama mbledh grupin e Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave në orën 10:00. Ndërkohë pritet që me gjasë mbledhja e Asamblesë së PS të mbahet më 14 shtator, por kjo pritet të shihet në takimin e nesërm.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:04
Mbledhja me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin te Vila e Kuqe (VIDEO)

 

Kryeministri Rama sapo ka mbërritur te Vila e Kuqe ku do të mbahet mbledhja me drejtuesit politikë dhe ministrat e zv.ministrat që janë të deleguar në njësi ose deputetë.