TIRANE- Izet Dervishi 80-vjeç, baba i dy fëmijëve rezulton i zhdukur prej mëngjesit të 6 janarit. Rasti i tij u denoncua ditën e sotme në emisionin Pa Gjurmë nga kunata e tij Resmie Dervishi. Ajo tha se 80-vjeçari është larguar nga shtëpia në orën 07:00 të datës 6 janar dhe që prej atij momenti nuk kanë pasur më asnjë lajm prej tij, ndërsa tregon se prej 6 muajsh ai vuante nga skleroza.
"Me 6 janar 2020 ka ikur që në orën 7 dhe nuk u kthye ne shtëpi. Kemi denoncuar dhe asgjë. Kishte probleme me shëndetin mendor, harronte. Ishte hera e parë që largohej nga shtëpia.
Kemi dërguar edhe foto ne polici. Iku dhe nuk tha asgjë. Gjurmët e tij të fundit janë në Lushnjë. Ai ikte në mëngjes shpesh. Kohët e fundit vuante nga skleroza, afro gjashtë muaj. Ai nuk mjekohej. Nuk ka pasur asgjë me vete. Asnjë mjet identifikimi. Iku nga Lushnja", tregon Resmie Dervishi.
2 numrat tanë të kontaktit:
Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber
Në tel: 0444 17 778
Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV
Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel
Cdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 17: 00 dhe të enjten ora 20: 55