U lind nga një lidhje jashtëmartesore dhe u braktis, 28-vjeçari në kërkim të nënës

"Unë jam Nertil Tola dhe i braktisur që në moshën 3-vjeçare". Kështu e nis historinë e jetës së tij 28 vjecari, Nertil Tola. Ai është në kërkim të nënës së tij, të cilën nuk mundi ta njohë dot, që kur erdhi në jetë, fryt i një dashurie të pa finalizuar, mes dy të rinjve të cilët nuk u celebruan kurrë. Babanë ka mundur ta njohë kur ishte 18 vjec, ndërsa nënën jo. 

Që kur u lind në vitin 1991, në dy vitet e para të jetës sikundër i kanë pohuar të tjerë është rritur nga gjyshërit nga njerka. Ata e kanë mbajtur deri kur Nertili shfaqi probleme shëndetësore. Më pas e dërguan në Pediatrinë e Elbasanit, ku qëndroi për një vit me radhë. Tashmë i mbetur vetëm. Ai nuk din shumë për të shkuarën e tij, nuk e di ende se cila është vendlindja e saktë e tij. Cdo veprim dokumentacioni  e bën në qytetin e Elbasanit, por ka dyshime se mund të ketë lindur në Pogradec ose Korçë.

Nertili i transferua nga spitali i Elbasanit në shtëpinë e fëmijës Shkodër. Këtu nis një tjetër dramë e jetës së tij. Shpërblimi që mori nga atje ishte dhunë e vazhdueshme fizike dhe psikologjike. Ishte vitit 1996 kur ende dhe sot pasojat e asaj dhune të ushtruar i ka të shënjuara në këmbë. Edhe kujtimet e lënies pa ngrënë në atë institucion i ka në kujtesë. Kur ishte 7 vjec pasi institucioni i i jetimores në Shkodër u bë problem, atë bashkë me fëmijë të e tjerë e transferuan në fshatin SOS në Sauk të Tiranës, ku jetoi deri në moshën 14-vjeçare.

Më pas kaloi në komunitetin rinor po të këtij fshati kur në moshën 17-vjeçari pasi bëri një kurs kuzhine, mori një shtëpi me qera dhe nisi një punë. Këtu fillojnë sakrificat e vazhdueshme për jetën duke u përpjekur në ece-jakët për të ndërtuar një familje, që nuk e pati kurrë, por edhe në kërkim të vazhdueshëm të nënës, pasi babain nuk e pati përkrah…ky i fundit është I martuar dhe ka dy djem të tjerë…Sot Nertili është i martuar. Punon pranë QSUT-së në Tiranë ndërsa rrezikon punën. Përvec vështirësive të jetës, ai vendos ta rrëfejë këtë histori në ’’Pa gjurmë’’, në kërkim të nënës, kërkime që ai i ka nisur që kur ishte ende një adoleshent.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!