U lirua dje, Prokuroria kërkon
arrestimin sërish të Hatisë

U lirua dje, Prokuroria kërkon<br />arrestimin sërish të Hatisë
Prokuroria e Durrësit ka kërkuar arrëstimin sërish të ish-bosit të drogës, Alket Hatija, i cili një ditë më parë fitoi lirinë me vendim të Gjykatës së Durrësit

Gjykata arsyetoi se ai e ka kryer një dënim në Shqipëri për akuzat nga shteti italian, por Prokuroria e ka apeluar dosjen, ndërsa sot i ka kërkuar Policisë riarrestimin e tij sërish.

Prokuroria: Hatia të ekstradohet në Itali
Gjithashtu, organi i akuzës ka kërkuar ekstratimin e tij në drejtim të Italisë, për t'u përballur me akuzat e drejtësisë së fqinjëve përtej detit.  

Alket Hatija u arrestua 4 ditë më parë në qytetin bregdetar dhe ishte pagëzuar si “Zoti i drogës” nga italianët, që e kanë dënuar me 20 vite burg në 2015.

Ndërkohë, mediat italiane kanë shkruar se ai fshihej në një vilë bunker në zonën e Beratit dhe lëvizte i rrethuar nga rojet.

Lirimi i Hatisë nga Gjykata e Durrësit
Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës e ka cilësuar si të paligjshëm dhe të pambështetur në prova arrestimin e Alket Hatias duke e liruar nga burgu, pasi për veprat që akuzohet në Itali e ka kryer dënimin në Shqipëri.
 
Ai rezulton i dënuar me 20 vite burg nga drejtësia italiane në vitin 2015 për trafik droge.

Për veprat penale për të cilat është akuzuar në Italia, Alket Hatija ka kryer dënimin në Shqipëri. Sipas vendimit të Gjykatës Alket Hatia është dënuar me 23 vite burg për disa vepra penale për trafikim droge drejt Italisë dhe krijim të organizatave kriminale.
 
Pas përfundimit të dënimit ai është liruar, ndërsa edhe pala mbrojtëse pretendon se nuk i është hequr emri nga sistemi. Në përfundim të shqyrtimit të dosjes, gjykata vendosi që ta linte të lirë, pasi e ka kryer një dënim në Shqipëri për akuzat nga shteti italian, por prokuroria e ka apeluar dosjen. 

ankimi i prokurorise
Ankimi i prokurorisë për lirimin e Alket Haties nga gjykata e Durrësit

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës