Haki Çako ka reaguar për herë të parë pas lirimit nga detyra e Drejtorit të Policisë së Shtetit. I kontaktuar nga Report Tv, Çako u shpreh se është njohur me vendimin e lirimit nga detyra, ndërsa nuk ka pranuar që të japë detaje nga takimi me Xhafën.

Jam njohur nga ministri Xhafaj për lirimin nga detyra” tha ai për Report Tv. Ish-drejtori Çako do të emërohet në një pozicion tjetër nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Xhafaj i ka thënë Çakos se do marrë një detyrë të re në Policinë e Shtetit.

Me lirimin nga detyra të Çakos pritet që të ketë lëvizje të tjera në të gjitha drejtoritë e policisë në qarqe, por edhe në struktura të tjera.

d.b/shqiptarja.com