Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të shqyrtojë sot vendimin për lirimin e Domart Konjarit, mikut të Franc Konomit.
Në pikën 8 të rendit të ditës, KLD do të shqyrtojë shkresën për konstatimin e humbjes së masës ssë sigurimit për Konjarin.
Lirimi i tij në fakt solli pak kohë më parë mjaft reagime nga autoritetet franceze, të cilat i dërguan një letër Presidentit dhe Kryeministrit ku i kërkonin llogari për vendimin në fjalë.
Kjo, për faktin se Konjari ka qenë person me precedent në Francë dhe autoritetet vendase patën deklaruar se kanë shpenzuar mjaft për ta vënë përballë drejtësisë.
Në mbledhjen e sotme, gjithashtu do të shqyrtohet edhe një shqetësim i Ministrit të Brendshëm për gjyqtarin e Vlorës Laurent Fuçia, i cili lironte persona me pecedentë të rrezikshëm.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com