Procesi i votimit në PD është cilësuar shpesh si farsë dhe që nxiti përçarje dhe mllef brenda anëtarëve të partisë, por për ish deputetin e PD-së, Ervin Salianji këto janë sulme për të bërë pis këtë proces.

Në lidhej me akuzat se procesi në Maliq, ku Salianji kandidonte, është mbyllur më herët dhe se janë dhënë vota shtesë që ai të kalonte këtë fazë, Salianji tha në një intervistë për "5 pyetje nga Babaramo" se nëse vërtetohet qoftë edhe një e vetme dhune ai largohet jo nga politika por edhe nga jeta publike.

"Tensione në parti duhet të ketë se tregon se ka garë, por kjo puna e shtypi që hedhin gjithçka pa fakte nuk vlen. Nëse ka pasur dhunë në Maliq unë iki nga kjo punë dhe nuk ndal më në jetën publike dhe jo më në politike, nëse vërtetojnë një gjë të vetme, por spekulojnë për të bërë pis një proces", tha Salianji.

Ndërsa pse PD zgjodhi votën kundër për anëtarët dhe jo pro, Salianji tha se ishte "këshillë e partnerëve britanikë dhe gjermanë nga është   marrë modeli që vota skualifikuese është modeli më i mirë që të konfirmohet lista e anëtarësisë dhe të mos krijohet përçarje mes njerëzve të një partie politike."

Në fakt kjo mënyrë ka nxitu tepër përçarje dhe kjo u pa edhe në Kamëz ku degjeneroi në dhunë mes bodyguard-it të Xhelal Mziut dhe  David Zallës dhe Jetmir Prençit.

Pyetjes nëse do të ketë koalicion PD-PS pas zgjedhjeve, Salianji tha se shanset janë zëro dhe se kjo do të ndodhë "kur të bashkohet qielli me tokën"