FIER- Në morgun e spitalit të Fierit ka mbërritur trupi i pajetë i të riut Besmir Çullhai i cili është gjetur i mbytur në shtetin grek. Familjarët e viktimës kanë kërkuar që t’i bëhet ekspertiza mjeko-ligjore dhe për këtë kanë në qytetin e Fierit kanë shkuar specialistë nga Tirana për të bërë autopsinë.
Pas ekspertizës trupi i pajetë i të riut do të dërgohet në fshatin Pojan të Fierit ku është vendlindja e tij.
Sipas ekspertizës mjeko-ligjore nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e të riut fierak. Nga raporti mjeko-ligjor del se Besmir Cullhai ishte mbytur.
Viktima është parë në det nga një anije, e cila ka njoftuar policinë portuale të Igumenicës .Në dy duart e viktimës janë gjetur shishe plastike të lidhura për të qëndruar mbi ujë.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO