Tre vite burg do të vuaj Roland Kryemadhin dhe bashkëshortja e tij Besarie Kryemadhin për akuzën e keqtrajtimit të miturve, pasi çifti i bashkëshortëve nuk lejonin fëmijët të shkolloheshin.

Arsimi 9-vjeçar është i detyrueshëm ndërsa çifti Kryemadhi privon tre fëmijët nga kjo e drejtë, ku edhe pas këtij dënimi fëmijët ende nuk shkojnë në shkollë.

Pak muaj më parë do duhej ndërhyrja e repartit RENEA për të shoqëruar forcërisht në gjykatë 37-vjeçarin me banim në Kamëz, Roland Kryemadhi, pasi ky i fundit refuzonte të paraqitej në gjyqin ku ishte marrë i pandehur se keqtrajtonte fëmijë. Ai pretendonte se nuk i lejonte fëmijët të shkonin në shkollë pasi ata i arsimonte Allahu.

Prezenca e forcave të policisë por edhe tentative për ta shoqëruar forcërisht në gjykatë nervozoi Kryemadhin i cili u përplas fizikisht me efektivët për tu mbyllur më pas në banesën e tij në rrugën “Hazis Suçi” . 

U deshën 40 minuta negociata mes efektivëve të policisë dhe 37-vjeçarit radikal që ky i fundit t'i dorëzohej autoriteteve.  

Përpara trupit gjykues Roland Kryemadhi hodhi poshtë akuzat e ngritura ndaj tij ku  se ka kërcënuar me armë efektivët e policisë ndërsa shtoi se atë e mbron Allahu.

1 ditë pas ngjarjes Report TV shkoi në banesën e 37-vjeçarit ku bashkëshortja e tij, për të cilën gjithashtu gjykata ka caktuar dënim me burg, deklaroi se fëmijët nuk duan vetë të shkojnë në shkollë.

Ishte shërbimi social në bashkinë Kamëz që zbuloi keqtrajtimin e të miturve dhe referoi materialet në prokurori nga ku më pas 37-vjeçari u mor i pandehur.