U mor në pyetje nga SPAK për 8 orë dhe iu kontrollua banesa për të treguar burimin, Rrjeti Safe Journalists reagon ndaj rastit të gazetarit Elton Qyno

U mor në pyetje nga SPAK për 8 orë dhe iu kontrollua banesa për të treguar burimin, Rrjeti Safe Journalists reagon ndaj rastit të gazetarit Elton Qyno

Elton Qyno dhe makina e hetuesve para banesës së gazetarit

Rrjeti SafeJournalists ka ndjekur nga afër rastin e gazetarit Elton Qyno, i cili u mor në pyetje për afro shtatë orë më 13 dhjetor 2023, në Tiranë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të  Organizuar (SPAK) dhe iu kërkua zbulojë burimet e tij.

Rrjeti SafeJournalists vëren se SPAK duhet të kishte përdorur të gjitha metodat e disponueshme hetimore për të hetuar rrjedhjet e mundshme nga institucioni i tyre, pa bërë presion për zbulimin e burimit dhe pa sekuestruar pajisjet e gazetarit. Agjencitë e zbatimit të ligjit duhet të kenë prioritet sigurimin dhe ruajtjen e informacionit në lidhje me hetimet përpara se të targetojnë gazetarët dhe burimet e tyre. Kjo qasje është jetike për të mbrojtur gazetarët dhe për të siguruar hetime profesionale dhe gjithëpërfshirëse.

”Rrjeti e ka peshuar kompleksitetin e rastit të gazetarit Elton Qyno. Ndërsa mbështesim me vendosmëri parimin e mbrojtjes së burimit gazetaresk, ky rast na kujton gjithashtu rëndësinë e gazetarëve për të respektuar kodin e etikës. Ne mbrojmë një mjedis mediatik ku integriteti i gazetarëve bashkëjeton me pajtueshmërinë ligjore, duke theksuar nevojën për një kuadër ligjor që harmonizon mbrojtjen e burimeve gazetareske me parimet e drejtësisë dhe transparencës. Zgjidhja e kësaj çështjeje mund të përbëjë një precedent të rëndësishëm për mënyrën sesi liritë e gazetariëve balancohen me kërkesat e proceseve gjyqësore në Shqipëri, duke ndikuar potencialisht në besimin mes gazetarëve, burimeve të tyre dhe publikut, por edhe me agjencitë ligjzbatuese” – Blerjana Bino Kërkuese e SJN në Shqipëri.

Rrjeti SafeJournalists shpreh shqetesim pasi mësoi se Gjykatës së Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka autorizuar SPAK-un të kontrollojë banesën dhe zyrën e Elton Qyno-s dhe të sekuestrojë pajisje me synimin për të zbuluar burimet gazetareske. 

“Një vendim i tillë përbën një kërcënim të madh për lirinë e medias dhe mund të pengojë burimet te cilat në të ardhmen ndajnë informacion me gazetarët” thuhet në deklaratë

Rrjeti SafeJournalists i kërkon SPAK-ut t’i kthejë pas të gjitha pajisjet Elton Qyno-s dhe të përmbahet në të ardhmen nga nisja e rasteve që rrezikojnë burimet e gazetarëve.

Rrjeti SafeJournalists pret vendimin e Gjykatës Speciale të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në këtë drejtim

Rrjeti SafeJournalists solidarizohet me Elton Qyno dhe gazetarë të tjerë në Shqipëri dhe do të vijoj ta monitoroj këtë rast nga afër.

Çdo sulm ndaj gazetarëve prek interesin publik, demokracinë dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve.

Më 13 dhjetor, për rreth 9 orë, Elton Qyno u mor në pyetje dhe u raportua se iu kërkua të tregonte burimin e informacioneve të cilat i kishte publikuar në media lidhur me Nuredin Dumanin. Sipas SPAK, materialet e publikuara në media, përputheshin me komunikimet e Nuredin Dumanit me persona të tjerë në aplikacionin “Sky” dhe për këtë arsye, Elton Qynos i është kërkuar të tregonte sesi i kishte siguruar materiale të tilla që ishin pjesë e akteve hetimore.

Ndaj gazetarit po zhvillohen hetime për 2 vepra penale si “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Ndalimi i dhënies dhe i shpalljes së të dhënave në kundërshtim me ligjin”. Qyno nuk ka pranuar të zbulojë burimin e tij dhe Prokuroria e Posaçme i ka sekuestruar 2 telefonat celularë, pajisjet elektronike dhe dokumentacion në letër në zbatim të vendimit të gjykatës.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion