Kukës- 25-vjeçari kuksian, i cili u mor peng në Francë në këmbim të shumës 24 mijë paund, është liruar mbrëmjen e së mërkurës (11 Shtator).
Burime nga pranë personave që kanë dijeni për ngjarjen, bënë me dije për Shqiptarja.com dhe Report TV se A.S., ka kontaktuar me vëllanë e tij në Kukës, ndërsa autoritetet shqiptare presin komunikim zyrtar më Interpol Lyon në Francë, për të konfirmuar lirimin e tij dhe hetimet.
Për këtë rast, Policia arrestoi një ditë më parë 2 persona, që dyshohet se e ndihmuar të largohej ilegalisht nga Kukësi, fillimisht në kufirin e Kosovës dhe më tej në atë të Belgjikës, për të mbërritur në Francë si tranzit dhe me destinacion final Britaninë e Madhe.
Policia e Kukësit konfirmoi se në kuadër të operacionit të koduar “Garanti”:
“Ka arrestuar Shpresim Hasanaj, 26 vjeç dhe Astrit Elezi, 31 vjeç, banues në fshatin Muholaj, nën akuzë të ndihmës së paligjshme të kalimi të kufirit, pasi kanë ndihmuar të riun 25-vjeçar për të udhëtuar në mënyrë të paligjshme në Belgjikë, më pas në Francë dhe me destinacion të planifikuar final në Britani të Madhe”.
Për shkak të pagesës që bëhet në këto raste, i riu ishte marrë peng në këmbim të pagesës 24 mijë paundve si detyrim, duke u njoftuar familja. Kjo e fundit bëri dje (11 Shtator) denoncimin publik dhe në Policinë e Kukësit, e cila kreu veprimet hetimore dhe arrestimet.
Hetimet janë ende aktive dhe pritet zbardhja e plotë e ngjarjes dhe personave të përfshirë.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
23.9%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 2965
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Abuzimi me 2 tenderët e naftës, GJKKO dënon me 1 vit burg ish-prefektin e Kukësit, Granit Gjana! I konvertohet në 2 vite shërbim prove (Vendimi)
27 Nëntor, 16:32
-
Kukës/ Babai denoncon në Polici humbjen e djalit 17-vjeçar, nisin kërkimet dhe kontrollet për gjetjen
27 Nëntor, 15:39
-
Tropojë/ IMT i kapi duke ndërtuar pa leje në zonën turistike të Valbonës, Policia procedon 4 banorët
27 Nëntor, 13:40
-
Kukës/ U vetëplagos me armë në lokal, Policia arreston 19-vjeçarin e dëmtuar, pronarin dhe 3 të tjerë! Një i pestë në kërkim
27 Nëntor, 13:26
-
Vetëplagoset me armë zjarri 19 vjeçari në Kukës
26 Nëntor, 12:53
-
Misteri i zhdukjes së australianit në Valbonë/ Zbulohen detaje të reja, mesazhi i fundit me mikeshën e tij
25 Nëntor, 11:27
-
VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon dhe i jep tri pikë Lille
24 Nëntor, 16:44
-
Shirat mbushin liqenin e Fierzës me plehra! Peshkatarët: Pasojë e sjelljes së njerëzve në Kosovë e Shqipëri
24 Nëntor, 16:38
-
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta 'The Advertiser' ndërton kronologjinë e ngjarjes
23 Nëntor, 12:55
-
Reshje bore në Rrugën e Kombit, lëvizni me kujdes! Trashësia 5 cm në Tunelin e Kalimashit! Mungesë energjie në fshatrat e Kukësit dhe Korçës
23 Nëntor, 11:28
-
Tronditet Parisi! Një 77 vjeçar i armatosur hap zjarr brenda ‘McDonald’s’, një i vdekur
22 Nëntor, 17:38
-
Tropojë/ Ishin të dehur, i riu vret 43-vjeçarin në lokalin e fshatit, dy grupe të FKS-së së Shkodrës për arrestimin e autorit (EMRAT)
22 Nëntor, 14:35