Kryeministri Edi Rama u nderua në Abu Dhabi me Urdhrin e Zayed, dekorata më e lartë civile e vendit, e akorduar nga presidenti Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë pamje nga momenti i nderimit në Pallatin Presidencial të Abu Dhabit, të cilin e ka konsideruar si të paharrueshëm.

“Mirëmëngjes dhe me videokartolinën e një momenti të paharrueshëm në Pallatin Presidencial të Abu Dhabit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Dekorata i është dhënë Ramës në vlerësim të përpjekjeve të tij për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Çmimet u akorduan për projekte dhe organizata që kanë punuar lidhur me përmirësimin e arsimit dhe shkollimit, sigurimin e ujit të pijshëm, mbështetjen e ushqimit për komunitetet në nevojë si dhe për nisma që adresojnë ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit.