Tepelene- Larg shkollës e librave, pa ndihmën e një psikologu dhe e zhytur në vetmi. Kjo është situata dramatike ku jeton 11-vjeçarja e abuzuar për gati dy vite nga mësuesi i saj 63-vjeçar në fshatin e largët Luftinje të Tepelenës.
Ngjarja ndodhi dy muaj më parë, por kambanat e alarmit ranë sërish sot, pasi familja me 6 anëtarë, ku jeton edhe e mitura u zgjua nën frikë e terror. Persona të paidentifikuar kanë bërë terror me armë afër banesës së tyre pas mesnate. Prindërit e të miturës dyshojnë se autorët kanë lidhje me mësuesin e vajzës, i cili mund ta ketë ndërmarrë këtë akt në shenjë hakmarrje.
Por ndërsa ngjarjen në fjalë po e heton policia, prindërit e vajzës kanë një apel të fortë për shtetin. Ata kërkojnë drejtësi, duan një të ardhme më të mirë për vajzën dhe shkollim. Sipas tyre është e papranueshme që psikologia shkon për ta parë vajzën vetëm katër muaj pas ngjarjes.
Prindërit e së miturës në një komunikim telefonik me Report TV
Ka shkuar në shkollë vajza?
Babai: Kemi 4 muaj që askush nuk na jep të drejtën e vajzës, çfarë shkolle ta çoj nuk kam garanci
Keni marrë asistencën e psikologut?
Babai: Sot erdhi pas katër muajsh pasi ka ndodhur ngjarja
E ndiqni më si çështje?
Babai: Po nuk dimë asgjë, do bëhet gjyqi sot, do bëhet gjyqi nesër dhe asgjë…
Për çfarë keni nevojë?
Babai: Duam të drejtën e fëmijës, jetojnë me frikë pas asaj që ka ndodhur
Çfarë kërkoni ju si nënë?
Nëna: Vajza është larguar nga shkolla, nuk më ka mësuar
Si është gjendja e saj?
Nëna: Vajza nuk na përgjigjet, rri vetëm në dhomë, shikon televizor, luan me kukulla por nuk na flet
Ngjarja
Mësuesi i kaluar në moshë në prag pensioni, u akuzua më 8 qershor se ka abuzuar seksualisht me nxënësen e tij minorene, banore e fshatit Luftinjë, pjesë e Bashkisë së Memaliajt. Mësuesi 63-vjeçar pas denoncimit që i është bërë nga familja e vajzës së mitur është arrestuar dhe liruar nga policia, sepse sipas policisë nuk janë vertetuar akuzat që rëndojnë ndaj tij.
Ndërkohë që Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës, këtë ngjarje e ka mbajtur tërësisht të fshehtë çka ka bërë që Report TV, të hulumtojë dhe të nxjerrë në dritë gjithë ngjarjen e ndodhur të rrëfyer nga prindërit e vajzës 13 vjeçare të abuzuar seksualisht nga mësuesi i saj.
Në deklarimin përpara kameras së Report TV, dy prindërit e vajzës 11-vjeçare të dhunuar seksualisht rrëfejnë momentet kur mësuan abuzimin që kishte kryer ndaj vajzës së tyre, mësuesi 63-vjeçar, me të cilin janë bashkëfshatar. I ati i vajzës 13-vjeçare ka mbetur i shokuar kur ka mësuar përmes gruas së tij ngacmimet seksuale që i kishte bërë të bijës, mësuesi.
Ai dhe bashkëshortja e tij kanë mësuar gjithçka pas një telefonate anonime të kryer në telefonin e shtëpisë të shtunën e kaluar. Kjo thirrje në telefon ka qenë informuese për abuzimet që ka kryer mësuesi ndaj të miturës. Pas kësaj, i ati i vajzës ka gjykuar që këtë çështje ta ndjekë në rrugë ligjore.
Isha në gjumë kur ra telefoni. Foli vajza, filloi të qajë dhe më tregoi të vërtetën. Mësuesi e kishte zhveshur, i kishte nxjerrë nxënësit e tjerë përjashtë. do ndjekim rrugët ligjore, na ra bomba në shtëpi. Mësuesi ka ardhur këtu për vakira, nuk kishim gjë me të.
Babai i 'viktimës'
Ndërkaq e ëma e vajzës së ngacmuar seksualisht, e thellon akoma skandalin, duke pranuar se mësuesi i fshatit, ka lënë gjurmë në abuzimet seksuale në dëm të së bijës.
Vajzën e ngrita unë nga gjumi dhe e rraha. I thashë ‘çfarë janë këto që po dëgjoj’. Më tha se ka dy vjet që ndodh, por nuk kam treguar se kisha frikë se më rrihte babai. Vajza më tregoi se i nxirrte nxënësit e tjerë jashtë dhe e mbante atë në klasë. Ne kemi pasur raporte shumë të mira me mësuesin, na ra si bombë kjo.
E ëma e 'viktimës'
Familja e di mire se kush mund te kete shtene me arme, nqs eshte ai mesuesi ose njerezit e tij, atehere duhet patjeter ti fusin nja dy koqe plumbi kokes atij mesuesit qe te heshti njehere e pergjithmone ai kurve mesues....
PërgjigjuNgrehu enver nga vorri!!!
PërgjigjuRruge e mbare familjes... Nqs e ka ber pala e dhunuesit te zhduken si familje. Por dyshoj pak se mund ta bejn per te ikur jasht e per te kerkuar azil.. Nuk ma do mendja qe te jen aq naiv sa pas ngjarjes te qellojn me arme ate familje, dihej ku do binte dyshimi.
PërgjigjuO shtet m*ti ku je o shtet po të ishte vajza e ndonjë polici zdo kishte ndodhur kjo gjë, ky person do tredhur do futur në burg dhe mos të ket kontakte më me fëmij! Ah mor shtet i mbaruar që na detyron të bëjm drejtësi vet!
Përgjigju