U nis drejt Greqisë, zhduket pa gjurmë, familja në kërkim të të riut

Sapo kishte mbushur 19 vjec asokohe kur Petrit Culaj nga fshati Bratosh i Malësisë së Madhe. Doli nga banesa ne fund të korrikut të vitit 1995 dhe familjarëve u tha një natë më parë se pasi të talohej me një shok do të niseshin bashkë drejt Greqisë.

Që pas largimit nga shtëpia Petriti nuk u kthye më. Familjarët bënë denoncimin në polici, një vit më pas nga ku i thanë në vitin 1996 se djali u kishte vdekur. Rasti i Petritit shkoi deri në Gjykatën e rrethit Shkodër, nga ku familja bëri kërkesë për ta shpallur të humbur.Por edhe atje nuk u dha një zgjidhje, Gjykata i hodhi poshtë kërkesën me pretendimin se nuk disponoheshin të dhëna të mjaftueshme që ky person rezultonte i humbur. Kalvarai i gjatë i kërkesës së familjarëve vazhdoi edhe në vitin 2015.

Familjarët thonë se Petriti ishte një djalë I qetë, pa vese ndërsa një vit para zhdukjes ai ka qenë edhe një herë tjetër në Greqi, por u kthye me kërkesë të të atit. Para se 19 vjecari asokohe të zhdukjes pati punuar si roje në një pikë karburanti. Familjarët ngrejnë dyshime lidhur me fatin që mund të ketë patur Petriti, pasi ata kanë mundur të zbulojnë se në komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe, denoncimi që është bërë prej tyre për humbjen e të riut është zhdukur.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, i vuri flakën një gruaje në metro, 33 vjeçari nën akuzë për vrasje e zjarrvënie

Nju Jork, i vuri flakën një gruaje në metro, 33 vjeçari nën akuzë për vrasje e zjarrvënie