U nis në Bari për një skaf, në kërkim vlonjati/ Familja në 'Pa Gjurmë': Mund të jetë brenda në burg...detaji që i bën të besojnë se është gjallë

Fati i tij nuk dihet ende, nëse u arrestua apo jo, por ajo që familjarët shpresojnë shumë është se 35-vjecari Sokol Imeraj është gjallë. Kjo nisur edhe nga telefonatat me bashkëshorten, pasi mbërriti në Bari me qëllim se do të merrte një skaf atje. Historia e vlonjatit rrëfyer nga familjarët në emisionin ’’Pa Gjurmë’’, që u nis nga porti i Durrësit në drejtim të Barit në Itali ka lënë hije dyshimi pas, që nga kërkesa ndaj bashkëshortes për të mbajtur sekret largimin e tij dhe deri tek humbja e gjurmëve që prej vitit 2013. Bashkëshortja në ’’Pa Gjurmë’’ rrëfen komunikimet e pakta që pati me Sokolin dhe dyshimet pas zhdukjes së tij.

’’Unë do ikja në Tiranë dhe ky më tha mua, se do ikte me shokun tim. Nuk më shoqëroi deri në Tiranë. Më shkruante me mesazhe, me numër shqiptar. Më tha se do marr një skaf atje. Më datë  22 janar më merr dhe më thotë se ishte nisur me traget, më tha se kishte folur me të atin dhe nënën, por më gënjeu, nuk kishte folur. Vëllait tim i tha se do qëndronte 1 javë. Mua nuk më tha asnjë emër me kë do të ikte. Kur u nis më tha se do të më dërgonte 200 euro’’.-nis rrëfimin e saj bashkëshortja në studio.

’Ishte vlonjat ai shoku, e çoi tek një tjetër lacian. Ai u kthye dhe na i solli. Skafi që do të merrte djali ishte i një italiani. Ky skaf ose do blihej ose do merrej, do ta sillte djali. Sokoli qëndroi 1 javë tek kushëriri i lacianit. Me lacianin fliste shpesh, ose do ta blinin ose do ta vidhnin. Skafi nuk mbërrit në Shqipëri. Bëmë verifikimet në portin e Durrësit, rezultonte se kishte kaluar. Ndërsa në krahun tjetër nuk kishte vulosur. Ishte me ekspuls ndoshta prandaj s’ka vulosur atje’’. -sqaroi Nebi Imeraj, babai i Sokolit.

Madje rrëfimi hedh të tjera pista dyshimi, kur Sokoli kërkoi edhe ndihmën e shokut të tij të ngushtë po nga Vlora për të bërë të mundur tërheqjen e skafit nga Italia. Miku i tij u ngushtë u nis me avion atje, por nuk u kthye më. Edhe për të familjarët nuk kanë asnjë informacion.

Kishte numër shqiptar. Një tjetër se të vetin e la në shtëpi. Kur mbërriti më mori me numër italian, i kishin prerë biletën ata dhe me vete kishte 500 euro. Po qëndronte tek kushëriri i atij djalit nga laçi. Mori në telefon shokun e ngushtë B.T, u nis me avion ai dhe u takuan atje. Ditën që më tha mos më merr më, më 23 janar 2013 bllokohet skafi pasi u gjet i lidhur në breg. Shkova në shtëpinë e djalit nga Laçi dhe ai më tha do ta sjell burrin. Laciani më tha se e ka vjedhur skafin. Unë i thashë do shkoj në polici. Ai më tha të prisja se do të më kthente përgjigje. Por u zhduk më pas. B.T miku i ngushtë humbi edhe ai, pasi shkoi atje. Skafi u gjet i lidhur në breg dhe mediat itialiane thonë se u gjet në Brindizi dhe nuk u raportua për të vdekur-vijon rrëfimin e saj bashkëshortja e Sokolit

Madje ajo rrëfen edhe telefonatën që pati me të shoqin, një ditë pasi skafi u gjet i lidhur në mol dhe i braktisur. Kjo për familarët tregon se ai është gjallë.

Ishte ora 11 e 30 datë 29. Më telefonoi pasi u bllokua skafi. Më tha: Mos më merr më tek ky numër, se ashtu i kam problemet. Në vitin 2001 ai ka qenë i dënuar, deri në vitin 2003. Pas dy viteve nga zhdukja, më 2015 dikush me shkruan në facebook. Dikush që me prezantohej si nga Elbasani. Më dërgonte foto të çuditshme, më dërgoi edhe një numër italian. Ai tha: Alo. Dhe ishte ai. Zëri i tij, pastaj ndryshoi dialekt, ishte si nga veriu. I njëjti person më shkruan, pasi u ktheva nga Italia, se kisha bërë denoncimin atje. Më tha: Pse bëre denoncim. Unë u nxeha dhe e mbylla telefonin-sqaroi bashkëshortja.

Për familjarët ai është gjallë, kjo edhe kur më 13 prill 2019 familja mësuan në media se ishte goditur grupi më i madh i trafikantëve shqiptarë në Perugia. Shkrimi shoqërohej me 12 fotot e trafikantëve të arrestuar, mbuluar pjesa e syve, mes tyre edhe 2 shtetas shqiptarë. Familja dyshon se në një prej fotove është edhe ajo e edhe Sokol Imeraj.

"Nuk bëhet fjalë që është i gjallë. Ai ka rënë brenda. Ai mund t'i bëjë këto gjëra. Mund ta ndryshojë mbiemrin. Ka një shenjë që e dallon. Ai është gjallë. Mbajta sekret largimin e tij. Ai nuk më linte", tregon gruaja.

Siguria për bashkëshorten shtohet edhe më tej pasi Sokol Imeraj ka një shenjë në qafë, gjë që e cila gjendet dhe tek një prej imazheve në fotot e publikuara.

A është gjallë Sokol Imeraj dhe a u arrestua ai në vitin 2019 nga policia italiane ?

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja