U nis në Greqi, përfundoi në Manastir, dëshmia për fatin e të riut: Refuzoi transportin e drogës dhe u qëllua me qytën e armës...

U nis në Greqi, përfundoi në Manastir, dëshmia për fatin e të riut: Refuzoi transportin e drogës dhe u qëllua me qytën e armës...

Episodi i një ngjarje të rëndë të ndodhur në mal, në Manastir, mes Sarandës dhe Gjirokastrës, por edhe telefonata e papritur që bëri me nënën një javë pas zhdukjes, ngre dyshime të mëdha për fatin e 33-vjeçarit Armond Ndreca nga Reçi i Mirditës. Historia e të riut erdhi e rrëfyer nga nëna Dava Ndreca në emisionin ’’Pa gjurmë’’.

Dyshimet se u fut në rrjetin e drogës hodhi dritë mbi ngjarjen që ndodhi në vitin 2005, kur sipas dëshmive pasi i riu refuzoi të transportonte lëndën narkotike u qëllua me qytën e armës në këmbë dhe kokë nga 'kapo' i grupit. Pas ngjarjes humbi çdo gjurmë e Armondit, i cili ndërpreu kontaktet me familjen që pas telefonatës së fundit që bëri një javë pasi u largua nga shtëpia, më 3 nëntor  të vitit 2005, me destinacion Greqinë

’’Shpresën tek Zoti dhe tek ju. Sido që të ketë ndodhur. Unë shpresoj të gjendet i gjallë. Ai doli nga shtëpia më 3 nëntor 2005, në Lezhë. Më tha atë ditë se do të shkonte në Greqi dhe më kërkoi para për të ikur. Unë i thashë: Lekët po ti jap, por unë dua me ardh në shtëpi.

Ai më tha: ’’Më bëj gjërat gati, nga pasditja të nisem’’.

Ika në shtëpi, pasdite nuk erdhi fare. As të nesërmen, as pas një jave

’’Me kë do ikësh?- i thashë. ’’Dua me ik me E.D nga Lezha dhe me G.B nga ishulli Shëngjin’’-më tha.

Prit telefonatën dhe nuk mori kurrë. Atë ditë që nuk erdhi ishte nisur në atë rrugë. Paratë nuk e di ku i ka gjetur. I kam dhënë vetëm një 10 mijë lekë.

Nuk erdhi më kurrë që nga dita që iku. Lekët ia dhashë atë moment që mi kërkoi’’- flet e përlotur nëna në studio.

Dy shokët që u nisën bashkë me të, u kthyen në familje por asgjë nuk u zbulua se cili ishte fati i të riut. Madje pas një jave, G.B, një nga dy shokët sjell në familje telefonin e djalit, duke u komunikuar se i ktheu policia në kufi dhe se Armondi qëndroi në Sarandë, për të punuar  dhe do të nisej  sërish drejt tokës helene. Dyshimet e familjes se një nip i fisit e futi në rrjetin e drogës ngre një tjetër pistë tek familjarët, atë të një eliminimi të mundshëm fizik për pazare droge.

’Pas një jave, filluan duke ardhur shokët e djalit në shtëpi, çdo ditë, shokë të tjerë, jo me ata që u nis.

Më 11 nëntor më bën një telefonatë anonime. Më tha se ishte në Greqi. I thashë:-Nuk e besoj. E di që je në Sarandë.

Më tha se ndodhej në Athinë. Ne verifikuam dhe ai kishte gënjyer. Ishte zëri i djali dhe dyshoj se ajo telefonatë ishte e imponuar nga dikush.

Dyshoj tek nipi i fisit F.D. Ai e ka futur në atë punë. Ai merrej me drogë.

Mora F.D dhe ai nuk e hapi kurrë telefonin. I bëra mesazh: ’’Hap telefonin se do të shkoj në polici’’. Na trego për Mondin.

Na tha: S’ma ndjen për kërkënd. Ai e ka futur në kurth, në ato punë. Shoku tjetër E.D u kthye 3 muaj më pas. Ai na ka thënë në atë kohë se nuk di më asgjë për Armondin.

E denoncuam në policinë e Lezhës. Flitet se një ngjarje ka ndodhur në Sarandë, në Manastir. Kjo dëshmi erdhi nga disa persona në gjyq. Shokët thonë se është vrarë nga kapoja i madh. 12 veta u nisën në Greqi. U nisën me furgon përpara dhe mallin e kishin në bagazh. Kur kanë arritur në destinacion se do merrnin në krah mallin. Djali e ka kuptuar që është futur në kurth. Armondi nuk ka pranuar dhe është qëlluar me qytën e automatikut në këmbë dhe më pas në kokë, nga kapoja i grupit. Shokët thanë se nuk mundën ta ndihmonin, vetëm se e kanë parë të larë në gjak. Ai që e goditi është arrestuar në Spanjë dhe është nga Fratari i Fierit. Pati dalë edhe në një gazetë në vitin 2012, si i dyshuar se mund të ketë vrarë djalin atë ditë. Shokët thonë se ne u larguam me ngarkesën e drogës në krah’’-sqaroi në studio Dava Ndreca, nëna e Armondit.

Pas kësaj dëshmie të nënë Davës në studio e emisionit ’’Pa gjurmë’’ reagon edhe babai i një prej shokëve, me të cilët u nis drejt Greqisë atë kohë.

"Mua më vjen keq së pari, për atë që ka ndodhur. Unë e kam sqaruar Davën pikë për pikë çfarë më ka thënë djali. Ai më ka thënë se janë nisur nga Lezha, drejt Sarandës. Djali na ka treguar se ka qenë një person që i ngarkonte si gomar me drogë, për transport droge Shqipëri-Greqi. Djali im është larguar dhe është rikthyer në familje. Momentin kur ka ndodhur ngjarja në mal, djali im thotë se nuk ka qenë atë ditë. E ka dëgjuar nga të tjerët." tha babai i E.D

Por minutat në vazhdim një dëshmi që mbërriti në studion e ’’Pa gjurmë’’ flet për një person i cili pretendon ta ketë takuar Armondin, në vitin 2011, informacion për të cilin po punohet nga stafi lidhur me vërtetësinë e tij.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja