U nis për Itali nga deti me fuçi, historia e 18-vjeçarit të zhdukur që tha: Po ika nuk do të bëhem më i gjallë
Ishte një 18 vjeçar asokohe kur Altin Ramaj humbi çdo kontakt me familjen. Ai u nis nga fshati Dëllenj i Vlorës, fshat të cilin ai e njihte shumë mirë, për shkak se aty familja e tij kishte jetuar më parë.
Redaksia22 Maj 2019, 21:33 | Përditesimi: 22 Maj 2019, 21:43
Ishte një 18 vjeçar asokohe kur Altin Ramaj humbi çdo kontakt me familjen. Ai u nis nga fshati Dëllenj i Vlorës, fshat të cilin ai e njihte shumë mirë, për shkak se aty familja e tij kishte jetuar më parë.
Ishte i vetëm, kur vendosi të nisej nga kjo zonë më 16 korrik të vitit 1992. Një nga mënyrat më të çuditshme dhe të rrezikshme që shqiptarët kishin shpikur atë kohë, ishte kalimi përtej kufijve nga deti drejt Italisë me anë të fuçive gjigande. Nga fundi i janarit të vitit 1991 kishin nisur që disa prej anijeve të peshkimit të largoheshin nga Vlora drejt brigjeve italiane. Por kjo mënyrë erdhi për shkak të një numri shumë të madh njerëzish që kërkonin të largoheshin. Dy fuçitë e mëdha që në gjuhën e detarëve quhen maune, tërhiqeshin nga rimorkiatori dhe përdoreshin për transportin e gurit nga gadishulli i Karaburunit për ndërtimin e Portit të Ri. Kjo ishte mënyra me të cilin kishte vendosur të largohej edhe Altin Ramaj.
Por një nga fshatarët e zonës, i vetmi dëshmitar e ka parë Altinin i cili nuk i ka hipur fuçive për t'u larguar nga deti, por ka marrë rrugën, nga ura e Mifolit për të ikur në rrugë tokësorë drejt Greqisë. Ky devijim nga rruga ka mbajtur shpresën prej kaq vitesh për familjarët. Edhe në këtë moment është parë i vetëm nga ky bashkëfshatar, ndërsa kjo rrugë drejt Greqisë nuk ishte e panjohur për 18 vjeçarin pasi ai kishte qenë në tokën helene edhe më herët, në vitin 1991.
Sot ai kërkohet nga një prej vëllezërve. Nëna mbylli sytë pa marrë asnjë lajm për djalin, 5 vite pasi i kishte humbur çdo kontakt. Në vitin 1997 nëna e tij mbylli sytë përgjithnjë. Mbase kështu ishte fati, mbase kështu kishte vendosur Altini, kur shpesh shokëve dhe familjes i pohonte: