U nis për të festuar në vendlindje, futbollisti shqiptar ndërron jetë në moshën 24-vjeçare

U nis për të festuar në vendlindje, futbollisti shqiptar ndërron jetë në moshën 24-vjeçare

Shëndrit Ahmeti dhe emblema e Munchen 1860

Shëndrit Ahmeti, futbollisti 24-vjeçar i Munchen 1860 në Gjermani u nda nga jeta pas një aksidenti tragjik pak ditë më parë. Në afërsi të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, një kamion përplasi fuqishëm makinën ku Shëndriti udhëtonte së bashku me të ëmën dhe të vëllanë. Aksidenti tragjik solli ndarjen nga jeta të futbollistit 24-vjeçar, teksa të afërmit e tij janë në gjendje të rëndë për jetën.

Shoferi i kamionit që shkaktoi aksidentin fatal u largua nga vendi i ngjarjes. Në lidhje me vdekjen e futbollistit, klubi i tij gjerman, Munchen 1860 ka reaguar me një mesazh ngushëllues, teksa familja shqiptare po kthehej në Kosovës për të festuar natën e ndërrimit të viteve.

"Jemi të tronditur nga lajmi i vdekjes së Ametit. Munchen 1860 mban zi për humbjen e tij. Natyra e tij miqësore dhe e pëlqyeshme do të mbahen mend gjithmonë nga të gjithë ata që e njohën. Ne i përulemi Shendritit në shenjë mirënjohjeje dhe respekti. Ngushëllimet tona të përzemërta shkojnë për familjen e Shendrit dhe të gjithë ata që vajtojnë për vdekjen e tij”, thuhet në postimin ngushëllues të klubit gjerman.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit