U nisën drejt Greqisë për të punuar në fabrikë këpucësh! Babai: U përdorën si hajdutë në familjen greke! I vrau pronari i shtëpisë

U nisën drejt Greqisë për të punuar në fabrikë këpucësh! Babai: U përdorën si hajdutë në familjen greke! I vrau pronari i shtëpisë

TIRANE- Xhemal Paci dhe Atli Lika të dy 17-vjeç janë dy të rinj të cilët humbën kontaktet me familjarët 22 vite më parë pasi u nisën drejt Greqisë, ndërsa babai i njërit prej tyre ka ngritur në emisionin Pa Gjurmë një akuzë të fortë. Babai i Xhemalit u shpreh gjatë emisionit se djemtë ishin dërguar atje nga Arben Xhaferri dhe Shaban Daci, ndërsa shtoi seu përdorën për të vjedhur në një familje greke, ku mund të jenë qëlluar nga pronari i shtëpisë.

"5 muajt e parë kemi pasur kontakte të shkëlqyera me djalin. Ka qenë djalë i kulturuar. Atje jetonte me një grup , afro20 veta shqiptarë nga Dibra. Shaban Daci dhe Arben Xhaferri kanë qenë atje, para se të shkonte djali im. Dhe ata të dy e dinin stanin  sepse kanë qenë më parë, bagëtitë kanë qenë me zile ndaj ka ndjerë pronari. Shabani ka dal dhe është larguar së bashku me Arbenin, ndërsa të dy çunat i kanë lënë atje.Unë mendoj se 99% ai i ka vrarë të dy djemtë . Unë jam munduar me ambasada dhe përgjigje më ka ardhur informacion që as në morg as në burg nuk ka . Në fund avokati na tha që ka kaluar në çështje të drejtësisë greke", tha ai.

Si u zhdukën dy 17-vjeçarët një mbrëmje pranvere në Selanik?

Xhemal Paci dhe Atli Lika të dy adoleshentë, nisen drejt Greqisë me dy persona të tjerë po nga zona e Dibrës, por në moshe madhore. Bashkëfshatarët mbërrijnë shëndoshë e mirë në qytetin e Selanikut, ku dhe dy më të rinjtë e këtij grupi shqiptarësh nisin punë në një fabrikë këpucësh. 5 muajt e parë shkuan mirë mes te katër dibranëve, por mbrëmjen e 2 majit të vitit 1998, ata nisen drejt një fshati, që ishte vetëm 10 kilometër larg Selanikut. Qëllimi i dy burrave ishte të vidhnin disa familje të pasura greke dhe dy të rinjtë, Xhemal Paci dhe Atli Lika do të përdoreshin për te kryer këto vjedhje. Për fatin e tyre nuk dihet më asgjë që prej mbrëmjes së atij 2 maj, ndërsa dy të rriturit u kthyen shëndoshë e mirë në Selanik. Dy të rinjtë ngelën në atë fshat dhe nuk u mësua më asgjë për fatin e tyre. Sipas familjareve të të humburve, Xhemali me Atliun kishin tentuar të vidhnin një familje greke, ku i zoti i shtëpisë pasi i kishte parë , duke i qëlluar më pas me armë gjahu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dritan: 15/01/2020 08:23

    Mgjes, Po cfare marveshje PS + PD + LSI, Komunistet me Demokraten ose ma ndryshe Shqipetaret me Kosovaret, po do kete Lufte ore !!!

    Përgjigju
  • XXX: 15/01/2020 00:20

    I lumte dora po i ka palosur qe te dy, hajdutet. Ky trapi ca kerkon tashi?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzunin e nderon gjithë stadiumi, një gol larg historisë

Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzunin e nderon gjithë stadiumi, një gol larg historisë