Rikuperimi i trupit të instruktorit Federico Gualtieri “do të thotë shumë. Tani familja ka një trup mbi të cilin mund të vajtojë”, deklaron avokati Antonello Riccio, përfaqësues ligjor i familjes së Federico Gualtieri, 30 vjeç, me origjinë nga Omegna, një nga zhytësit italianë që humbën jetën në tragjedinë e Maldiveve.
Avokati, mik i familjes Gualtieri, ka shprehur shpresën që gjetja e trupit mund të “hapë edhe hetime të mëtejshme” për të kuptuar rrethanat e ngjarjes.
“Prindërit”, ka përfunduar ai, “falënderojnë autoritetet lokale dhe ekipin e shpëtimit.”
Lajmi kryesor:
Tragjedia në Maldive, nxirren trupat e profesoreshës dhe instruktorit italian që ngecën në shpellë! Nesër operacioni për dy të tjerët











