LEZHËNjë fëmijë ka vjedhur një shumë lekësh, në një furrë buke në qytetin e Lezhës në lagjen 'Besëlidhja'.

Sipas policisë i mituri, vetëm 13 vjeç, është futur në një furrë buke për të blerë bukë dhe në momentin që shitësja po i shërbente ka arritur të marrë nga arka një shumë lekësh dhe është larguar.

Policia ka arritur të identifikoje dhe ka ndaluar fëmijën, i cili i mori paratë duke përfituar nga mungesa e vëmendjen e shitëses.

Ai la në vendngjarje shapkat, por nuk kishte vëne re se furra kishte edhe kamera sigurie që regjistruan edhe vjedhjen.