Një vizitë e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç pritet të ndodhë ditën e sotme në Tiranë në kuadër të Ballkanit të Hapur. Me ardhjen e Vuçiç në Tiranë mediat serbe kanë paralajmëruar edhe një protestë nga Sali Berisha i cili është kundër Ballkanit të Hapur si dhe kundër Presidentit serb. Në mediat serbe theksohen dy emra të cilët do të ishin nxitësit e ekstremistëve të Kosovës drejt Tiranës.
‘Lushaj dhe Dollapi thuhet se kanë udhëtuar për në Kosovë për të organizuar ardhjen e “ekstremistëve” nesër dhe pasnesër në Tiranë’, shkruhet në mediat serbe.
Menjëherë pas këtij shkrimi dhe shpërndarjes nëpër rrjete sociale ish administratori i përgjithshëm i kompanisë CEZ dhe ish sekretari organizativ i PD-së, Sahit Dollapi e ka kundërshtuar tërësisht këtë deklaratë dhe përfshirjen e tij në protestë.
‘Nuk e di, se cilat janë qëllimet që ndjek media serbe me përhapjen e këtij lajmi. Une di se, sa më përket mua, lajmi është sajesë fund e krye.
Unë nuk jam më funksionar politik dhe aktualisht nuk jam i përfshirë në asnjë veprimtari politike, sikurse nuk është e vërtetë që të kem shkuar se fundmi në Kosovë, aq më pak për të organizuar ndonjë tubim.
Përhapja e lajmeve të rreme mund t’i duhet Novostit për të mbajtur gjallë në Serbi “klimën” e përplasjes midis dy kombeve’, shprehet Dollapi.
Lajmi kryesor:
Vuçiç pritet të mbërrijë sot në Tiranë, media serbe: Berisha me ndihmën e Haradinajt po përgatit protestën kundër presidentit serb! 100 persona do marrin pjesë nga Kosova
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
54.9%
-
Jo
42.6%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5997
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Zengjini i qan hallin fukarait’, Veliaj-opozitës për çmimet e pronave: Këtyre që ulërasin poshtë Bashkisë, s'u numërohen vilat me gishtat e njërës dorë
11 Janar, 13:44
-
Penguan qarkullimin e makinave gjatë tubimit para Bashkisë, nën hetim 7 protestues! Policia: Vendosën një automjet në mes të rrugës
11 Janar, 13:37
-
Sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH i përgjigjet Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë
11 Janar, 13:28
-
Nënshkruhet marrëveshja për rijetëzimin e Kalasë së Elbasanit, Rama: Siguron vizitorë të shumtë! 200 vende sytë tek ne për Giro d'Italia
11 Janar, 13:04
-
Tiranë/ 47-vjeçari i futet së resë në banesë, tenton ta ngacmojë! 3 të tjerë dhunojnë nënën e partneret! Vihen në pranga
11 Janar, 11:47
-
Tiranë/ Mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 71- vjeçari! I dënuar më parë në Gjermani për vrasje
11 Janar, 10:06
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
Serbi/ Studentët u rikthehen protestave në Beograd, bllokojnë pikat kryesore të qarkullimit në kryeqytet
10 Janar, 17:38
-
SHBA vendos sanksionet më të ashpra ndaj naftës dhe gazit rus, preken dhe kompanitë serbe
10 Janar, 17:21
-
Shpallet logoja fituese e Tirana Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025, Veliaj: Mbështesim më shumë artin dhe kulturën
10 Janar, 14:19
-
Pasojat që do t’i kishte Serbia nga sanksionimi i industrisë së naftës
10 Janar, 13:02
-
Zyrtare/ Partizani prezanton sulmuesin e Kombëtares, firmos deri në vitin 2029
10 Janar, 12:49