TURQI - Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Rey Manaj, ka rinovuar kontratën me ekipin turk Sivasspor për edhe një vit e gjysmë, duke i dhënë fund spekulimeve për një transferim të mundshëm tek Trabzonspor.
Manaj, i cili sezonin e kaluar u shpall golashënuesi më i mirë i Sivassporit, ka fituar besimin e drejtuesve të klubit, të cilët vendosën të vazhdojnë bashkëpunimin me sulmuesin shqiptar.
Ky vendim konfirmon rëndësinë e Manajt për skuadrën dhe pritshmëritë e larta që ai të vazhdojë të jetë lider në repartin e sulmit për Sivasspor.