Megjithëse shumë i ri në moshë, vetëm 23 vjeç, Meriton Mjekiqi u bë baba në muajin korrik të këtij viti.
Pak para lindjes së djalit në media u përfol lajmi se ai u nda nga e dashura e tij Egesa, kjo u vërtetua edhe nga fakti pasi ai fshiu të gjitha postimet nga profili i tij në ‘Instagram’.
Që prej asaj kohe moderatori nuk ka postuar asnjë foto me partneren duke bërë që fansat e tij të dyshojnë për një ndarje të mundshme mes tyre.
Por Meritoni i ka shuar të gjithë zërat për një ndarje mes tij dhe Egesës, pasi ka postuar një foto ku duket partnerja e tij dhe djali i tyre tashmë dy muajsh Loari.
Bashkangjitur me foton ai shkruan “Ju dua”, duke treguar publikisht dashurinë për të dhe faktin që janë akoma bashkë.