Manjati Elon Musk ka mohuar plotësisht thashethemet për një romancë të mundshme mes tij dhe kryeministres italiane, Giorgia Meloni.
Musk dhe Meloni u takuan në një ceremoni çmimesh në Nju Jork të hënën e 23 shtatorit.
“Unë isha atje me nënën time. Nuk ka absolutisht asnjë marrëdhënie romantike me kryeministren Meloni”, shkroi Musk në X.
Musk i dhuroi kryeministres italiane Çmimin Qytetari Global nga Instituti i Këshillit Atlantik, duke e cilësuar këtë të fundit si një njeri që është edhe më e bukur brenda se jashtë dhe autentike, e ndershme dhe e matur.
“Giorgia Meloni është dikush që e admiroj, ajo ka bërë një punë të jashtëzakonshme si kryeministre e Italisë”, tha ai.
Pas këtyre komenteve, në rrjetet sociale filluan të shpërthejnë thashethemet për ta. Një klub global i fansave të Tesla-s postoi një foto të të dyve nga eventi në X, me mbishkrimin: “A mendoni se ata janë në një lidhje?”