1768996077_xgujuu.JPG

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar në 15-vjetorin e 21 Janarit, ku u vranë 4 protestues në bulevard gjatë protestave të opozitës së asaj kohe.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj e cilësoi 21 Janarin një nga ditët më të errëta që përgjaku Tiranën.

Veliaj tha gjithashtu se plaga e dhimbjes së familjarëve mbetet ende e hapur sot e kësaj dite, pasi ende nuk është bërë drejtësi për atë ngjarje.

Kujtojmë se Veliaj ndodhet në qelitë e paraburgimit në Durrës prej disa muajsh, pas akuzave të ngritura nga SPAK ndaj tij.

Postimi i Veliajt:

21 Janar. Sot përulem me respekt para kujtimit të 4 qytetarëve që humbën jetën m’u në zemër të Tiranës - 15 vjet më parë - në një nga ditët më të errëta, që përgjaku kryeqytetin tonë, shtëpinë e të gjithë shqiptarëve.

Plaga e dhimbjes së familjeve mbetet ende e hapur. Gjaku i të pafajshmëve thërret më fort se kurrë për drejtësi.

Nuk ju harroj!


Lajmi kryesor:

Rama: SPAK i vonuar, bëri sikur 21 janari nuk ekziston! S’ka drejtësi të re pa ndëshkimin e krimit më të egër të demokracisë! Homazhe në Bulevard