Qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për mercenarë nga Spanja të paguar për dhunë në protestën në Tiranë, dhe financimi dhe orkestrimi i tyre nga forca të huaja, për kreun e PD-së, Sali Berisha, kanë një qëllim:
“Vetëm e vetëm që të mund t’i jepte ngjyra me të cilat ajo nuk mund të kishte asnjë mbështetje. Askush në Evropë dhe në botë nuk i besoi akuzat e tij për ANTIFA. Jo! Lëvizje studentore kundër korrupsionit, kundër vjedhjes së zgjedhjeve, kundër mbrojtjes së korrupsionit të Lubi Ballukut dhe vetes së tij”, tha Berisha.
Vetë thotë edhe një herë hapur se e mbështet protestën.
“T’i japim një mesazh qeverisë se studentët kanë dhe do kenë mbështetjen e plotë dhe mburojën e plotë të shoqërisë shqiptare”, tha Berisha.
Paketa fiskale e prezantuar nga qeveria, sipas kryetarit të Partisë Demokratike, nuk do të reflektojë ulje të çmimeve të produkteve.
“Në paketën e tij famëzezë ai rrit TVSH-në e përgjithshme, siç tha vetë, me 21 përqind duke shkaktuar kështu një rritje të përgjithshme të çmimeve. Ai njoftoi se do të ulë TVSH-në për 50 e sa mallra të cilat përbëjnë mallrat bazë.. Pse hipokrizi totale? Sepse në të njëjtën kohë të gjitha dyqaneve ku blihen këto mallra u ul pragun e TVSH dhe i fut në TVSH. Paketa do të shkatërrojë qindra mijëra biznese, do të largojë nga Shqipëria me dyfishimin e dividendit, ishte 8 e bëri 15, dhe e bëri pa asnjë konsultim”, tha Berisha.
Reagimin e kërkoi edhe nga bizneset.
“I ka trajtuar si një sulltan mesjetar në mënyrë të pabesë, të papërgjegjshme”, u shpreh kreu i PD.
Për përjashtimin e tij për 10 ditë nga punimet e Kuvendit, e komentoi si frikë të mazhorancës prej tij e PD.
-
E turpshme që Sali non grata nuk arrestohet.. vrasës,hajdut i ndyrë...
Përgjigju -
Ti do ate qe u bere viktimave te 21 Janarit po Kush ta beje
Përgjigju -
Ik o kerme nuk ka frike njeri nj e 82 vjecar por time qene je edo te jesh njeshpellar qe nuk din gje tjeter dhune gjak e djegje
Përgjigju










Komente
Komento