Biblioteka Kombëtare ka shpallur gjendjen e emergjencës, pasi nga shiu që ka rënë në datë 23 qershor, para dy ditëve janë dëmtuar rreth 12 mijë botime, libra dhe materiale të tjera. Biblioteka Kombëtare thekson se nuk janë prekur mjediset ku ruhet fondi i vlerave të rralla dhe Arkivi i librit e i periodikut shqip.
Biblioteka Kombëtare njofton se në orët e para të datës 23 qershor 2018, mbas reshjeve të vrullshme të shiut, është konstatuar prani uji në një nga sallat e saj në katet e nëndheshme të hapësirave depozituese të koleksioneve bibliotekare (libra, revista, gazeta), duke dëmtuar/lagur materialet bibliotekare të sistemuara në nivelet e ulta të sallës. Institucioni shpalli gjendjen e emergjencës për trajtimin e materialeve bibliotekare të lagura ose pjesërisht të lagura me qëllim tharjen dhe restaurimin e tyre të plotë.
Biblioteka Kombëtare thekson se nuk janë prekur mjediset ku ruhet fondi i Vlerave të rralla dhe Arkivi i librit e i periodikut shqip. Nga të dhënat paraprake, numri i njësive bibliotekare me gjurmë lagështire rezultoi rreth 12 mijë. Gjatë punës së deritanishme janë tharë plotësisht rreth 70% e tyre. Vijon puna intensive për tharjen e plotë të pjesës së mbetur.
Mbizotërojnë tekstet mësimore dhe botime të 15 viteve të fundit, të cilat për shkak të mungesës së theksuar të hapësirave depozituese nuk kanë mundur të ruhen sipas standardeve tekniko-profesionale. Në funksion të kësaj emergjence dhe në respektim të protokolleve profesionale, njoftojmë se Biblioteka Kombëtare do të qëndrojë e mbyllur nga data 25 deri 30 qershor.
Biblioteka Kombëtare
Kujtojmë që në datë 15 mars 2017, Biblioteka Kombëtare u përfshi nga flakët, zjarri ra në katin e nëndheshëm, ndërsa u dëmtuan disa materiale, ndërsa para dy ditësh e njëjta hapësirë u përmbyt nga reshjet e shiut.
Komente

Pasi ( I vodhen)ndezen zjarrin.PASI BENE LLOGARITE DHE KISHIN MBETUR EDHE CA LIBRA TE SHTRENJTA E MBYTEN BIBLIOTEKEN .( PO JO ZHGARRAVINAT E RAMES).QEVERI SHKERDHATASH ,BIJ K***SH , TEPAMESHIRSHEM , ...ASKUSH nu I do to KETE ne krye .KOMUNIZEM MAFIOZ .
PërgjigjuTurp.
Përgjigjuka ardhur koha te shembet biblioteka dhe te ndertohet ne periferi
PërgjigjuNormale sepse sheshi u be sa per sy e faqe 0 punime ne nentoke per kanalizime , keto rilandasit e din qe uj hecen perpjete se jane mesuar me parat e drroges duke perdorur pompa gallat e madhe
PërgjigjuNuk ka hapsira per te depozituar librat? Duhet te ndertohet nje Biblioteke e re Kombetare. Mjaft vodhet mor pisa mendoni per popullin, per trashegimine e tij kulturore, per brezat qe do te vijne.
PërgjigjuMadje nje Biblioteke me Kulle si ka dale moda :(